Menu

Veza BEATA certifikohet nga Brukseli, nisin eksportet dhe drejt vendeve të Bashkimit Evropian

Të konsumosh vezë është një ndër këshillat më të shpeshta të mjekëve apo të djetologëve. Por, ata nuk janë në gjëndje të të thonë gjithmonë se çfarë veze. Së pari, një vezë, ashtu si çdo produkt tjetër, duhet të jetë e sigurt në raport me sigurinë ushqimore e më pas, edhe cilësore. Siguri dhe cilësi bashkarisht nuk gjenden gjithmonë në vezë. Por, këto të dy cilësi, gjendet tek vezët BEATA, tashmë të njohur në tregun vendas dhe me një eksperiencë shumëvjeçare.

Për këto arsye dhe pas një kontrolli të rreptë, rigoroz e të zgjatur në kohë monitorimi, BEATA është licencuar nga organizata të Brukselit Zyrtar për eksportin e vezëve jashtë territorit të Shqipërisë dhe në vendet e Bashkimit Evropian. Ky licencim është bërë më 20 nëntor 2019, ndërkohë që emri i komponisë gjendet në rrjetin e portaleve të Komisionit Evropian, certifikim i cili është publikuyar më 14.01.2020.

Të gjithë konsumatorët që duan të konsumojnë vezë të freskëta dhe cilësore duhet të zgjedhin këto vezë si një nga produktet kryesore ushqimore të shportës së përditshme për ta përdorur në të gjitha format e mundshme. Vezët BEATA përmbajnë sasi të madhe substancash ushqyese themelore për shëndetin e çdo njeriu për vlerat që mbart, është e sigurt për fëmijët mbi 2 vjeç.

Prej 13 vjetësh, kompania BEATA ka bërë investime të vazhdueshme për të përmirësuar prezencën e produktit në tregjet aktuale në Shqipëri. Një ndër sfidat ka qenë edhe hyrja e në tregjet e Bashkimit Europian dhe pas certifikimit, BEATA ka nisur të eksportohet dhe drejt vendeve të BE-së.

 

Linku i listimit te BEATA per miratimin e eksportit drejt BE:

https://webgate.ec.europa.eu/sanco/traces/output/AL/EPP_AL_en.pdf

Qendra ALERT / Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed