Konsumimi i vezëve të Pashkëve duhet të jetë i kujdesshëm, pasi nëse nuk janë të sigurta mund të shkaktojnë simptoma si të vjella, diarre dhe dhimbje barku
Rreziku nuk vjen nga materialet ngjyruese, sepse prodhohen për ngjyrosjen e ushqimit dhe janë të sigurta.
Problemi qëndron te koha që vezët lihen në kuzhinë/sallon për zbukurim.
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) thotë (via People) se vezët e ziera dhe të ngjyrosura janë të rrezikshme për konsum, nëse kanë qëndruar më shumë se 2 orë jashtë frigoriferit.
Sigurisht që mund t’i konsumoni sapo të keni mbaruar me dekorimin, por një pjesë e njerëzve preferon t’i mbajë vezët në shporta.
FDA këshillon që vezët e ziera dhe të ngjyrosura, pasi ftohen, të vendosen në frigorifer. Në të kundërt, nuk duhet të konsumohen. (Anabel).
Qendra Alert/Alert.al
LINI NJË KOMENT