AKU vijon inspektimet në terren në garantim të sigurisë ushqimore.
Gjatë ditës së sotme trupat inspektuese të Drejtorive Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë qenë në terren duke kontrolluar subjektet ushqimore për garantimin e sigurisë ushqimore si edhe monitorime apo këshillime në kuadër të masave të shtuara për mospërhapjen e Covid-19.
Janë kryer 95 monitorime dhe kontrolle zyrtare,
Janë marrë 4 masa administrative me “gjobë” në 4 subjekte me aktivitet “njesi tregtimi fruta perime” në Fier për mosrespektim të aktit normativ, mungesë të maskave dhe dorezave, mungesë dizinfektantësh dhe mos afishim të planit të masave në vlerën e 200 mijë lekëve në total. Si dhe janë dhënë 7 masa administrative “paralajmërim” në Tiranë në subjekte me aktivitet “furrë buke”.
Në Qarkun e Vlorës në bashkëpunim me organet kompetente të Policisë së Shtetit, në 4 subjekte janë bllokuar produkte ushqimore me etiketë të falsifikuar. Është bërë bllokimi i tyre në këto subjekte, si provë për organet hetimore dhe është lënë detyrë tërheqja e tyre në mënyrë të menjëhershme nga tregu.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet duke mos lejuar asnjë tentativë abuzimi, si dhe u bën thirrje të vazhdueshme të gjithë operatorëve të biznesit ushqimor që të zbatojnë me rigorozitet të gjitha masat e marra nga qeveria për shmangien e përhapjes së Covid-19
Qendra Alert/Alert.al
LINI NJË KOMENT