Menu

“Vrasja” me produktet ushqimore të “Saranda-al”, arrestohet administratori Mihail Kote. Alert denoncoi muaj më parë etiketën e tij

Pas denoncimeve të emisionit STOP, për abuzimin me sigurinë ushqimore nga kompania “Saranda-al”, administrratori i saj përfundon në pranga. Burime për Alert.al kanë bërë të ditur se, në në flagrancë Mihail Nasi Kote, i datëlindjes 07.08.1959, banues në Tiranë, me arsim të lartë, administrator i shoqërisë “Saranda-Al”, sepse në rrugën “Siri Kodra“, nga kontrolli i ushtruar në subjektin e tij tregtar, u konstatua një sasi e madhe djathi dhe vaj ulliri, të cilat kishin të ndryshuara datat e skadencës, si dhe kishte paraqitur të rremë në etiketimin e produkteve ushiqmore, të cilat i tregtonte si dhe i kishte të pa pajisura me fatura tatimore me TVSH, ku gjatë këtij operacioni u sekuestruan provat materiale, të cilat pas bllokimit të subjektit nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, janë lënë në ruajtje, në ambientet e kësaj magazine per shkak të sasisë së madhe të tyre si dhe kushteve frigoriferike.

Ndërkohë, Alert.al, muaj më parë ka denoncuar etiketën e miratuar të djathit kaçkavall të kësaj kompanie, e cila siç ishte dizenjuar, nuk mund të miratohej. Kjo, pasi sipas legjislacionit shqiptar, një produkt që ka brenda tij dhe vaj palme, apo shtesa tjera, nuk mund të quhet më djath, por i duhet gjetur një tjetër emërtim. Ndërsa etiketa e miratuar me emrin “Djath Kaçkavall”, e prodhuar nga një subjekt tjetër për llogari të “Saranda-al”, kishte edhe 12 për qind vaj palme.

Djath, konsiderohet ai produkt që në përbërje të tij ka vetëm qumësht, kripë dhe fermentues.

Qendra ALERT / Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed