Sipas një studimi të ri me konsumuesit më të mëdhenj të qumështit dhe nënprodukteve të tij, ata që konsumojnë më shumë yndyrë bulmeti janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare.
Më pas, shkencëtarët e përcollën gjendjen e grupit të të moshuarve për mesatarisht 16 vjet për të parë se sa prej tyre kanë pësuar sulme në zemër dhe zhvillime tjera serioze në qarkullimin e gjakut dhe sa prej tyre kanë vdekur.
Pas përshtatjes së statistikave për faktorët tjerë të rrezikut për sëmundje kardiovaskulare si mosha, të ardhurat, stili i jetesës, shprehitë e ushqyerjes dhe sëmundjet tjera, hulumtuesit zbuluan se personat që kishin nivel më të lartë të acidit yndyror, tregues i konsumimit më të shumtë të yndyrave të bulmetit, ishin më së paku në rrezik nga sëmundjet kardiovaskulare si dhe mungesë të rritjes së rrezikut për të vdekur nga të gjitha shkaqet. (Express)
Qendra Alert/Alert.al
LEAVE A COMMENT