Menu

Studimi: Konsumimi ditor i një sasie të vogël djathi mund të parandalojë përkeqësimin e kockave

Djathi norvegjez Jarlsberg del si një nga aleatët më të mirë kundër osteoporozës sipas një studimi. Në veçanti, konsumimi ditor i një sasie të vogël djathi (57 gram) mund të parandalojë përkeqësimin e kockave, pa rritur në fakt kolesterolin.

Është një djathë i verdhë gjysmë i fortë i qumështit të lopës me vrimat karakteristike, i cili mund të haet edhe i prerë në feta brenda një tosti ose sanduiçi. Vjen nga Jarlsberg në Norvegjinë lindore, prej nga ka marrë edhe emrin.

Sipas materialit të mëparshëm kërkimor, ky djath i veçantë luajti një rol në rritjen e niveleve të osteokalcinës, një hormon që lidhet me kocka dhe dhëmbë të fortë, por nuk ishte e qartë nëse kjo ishte për shkak të këtij djathi të veçantë apo ndonjë lloj djathi.

Për të konfirmuar vetitë e tij, studiuesit studiuan 66 gra të shëndetshme me një moshë mesatare 33 vjeç dhe një BMI mesatare prej 24, të cilat shtuan në dietën e tyre ose një porcion ditore prej 57 g. djathë Jarlsberg ose 50 g. djathë Camembert për 6 javë. Pas përfundimit të kësaj periudhe, grupi që konsumonte djathin Camembert filloi të konsumonte Jarlsberg edhe për gjashtë javë të tjera.

Mostrat e gjakut u morën çdo gjashtë javë për të kontrolluar proteinat kryesore, osteokalcinën dhe një peptid (PINP) të përfshirë në qarkullimin e kockave. Gjithashtu u matën nivelet e vitaminës K2 dhe nivelet e yndyrës në gjak.

Këto dy djathëra kanë përmbajtje të ngjashme yndyre dhe proteinash, por ndryshe nga Camembert, Jarlsberg është i pasur me vitaminë K2, e njohur edhe si menaquinone.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed