Menu

Sulejman Kullolli nga AKVMB Tiranë: Abuzimi me medikamente në kafshë, masat ndaj fermave

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Sulejman Kullolli drejtor i AKVMB Tiranë ka folur për monitorimin e fermave nëse ka raste kur abuzojnë me përdorimin e antibiotikëve në kafshë dhe për masat që merr autoriteti ndaj rasteve pozitive.

“Plani Kombëtar i Monitorimit të Mbetjeve ka qëllim kryesor monitorimin e produkteve mjekësore veterinare, medikamenteve të kafshëve, në kafshët e gjalla dhe produktet shtazore. Objekti i Planit Kombëtar është monitorimi i fermave që mbarështojnë kafshë të gjalla dhe produkteve të tyre shtazore. Për përhapjen dhe shtrirjen e tyre në të gjithë territorin miratohet plani, pra rregullorja e monitorimit të mbetjeve, në bazë të fermave që kanë rezultuar pozitive vitin paraardhës, medikamentet që janë tregtuar më shumë gjatë vitit paraardhës dhe sasive në ton të mishit që prodhohet në kafshët dhe shpendët. Hartohet një plan dhe miratohet nga Ministria dhe shpërndahet në drejtoritë rajonale të veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve dhe i shpërndajmë në qarqe, që të shtrihet në të gjithë territorin e vendit. Plani ka qëllim mbrojtjen e konsumatorit shqiptar nga mbetjet që lënë produktet mjekësore veterinare. Hartimi i planit të monitorimit të mbetjeve shikohet me seriozitet, hartohet me përpikmëri që të shtrihet në territor. Fermat janë për lloje të ndyrshme të kafshëve, në gjedhë 10 krerë e sipër, në të imta 50 krerë e sipër, në shpendë 100 krerë e sipër. Po ashtu edhe stabilimete të tjera për përpunimin e zorrëve monitoron Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Ne i monitorojmë fermat 100 krerë e lart, nuk i monitorojmë dot poshtë 100 krerëve. Fermat të cilat rezultojnë pozitive marrim masat konform ligjit. Kemi shumë penalizime, masë administrative me gjobë 25-50 mijë lekë, me pezullim të aktivitetit e kemi raste dhe në mbyllje të aktivitetit të fermave që kanë rezultuar me antibiotikë, madje ka patur edhe raste me pesticide për spërkatjen e bimëve. Shërbimi veterinar i këshillon që të kenë kujdes, që shpendët të mos marrin mbetje nga këto spërkatje”-delaroi Kullolli.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed