Menu

“Supa e fshatit” me miza, AKU inspekton “Neranxin” dhe analizon produktin: Rezultatet nga laboratori, konform legjislacionit

Pak ditë pasi Qendra Alert publikoi denoncimin e një qytetari nga Tiranë, për një produkt, “Supe pule fshati”, e cila kishte rezultuar me miza pasi është hedhur për gatim, ka reaguar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Në një njoftim-përgjigje, AKU ka treguar se e ka vleresuar denoncimin e publikuar në Alert.al dhe menjëherë dhe ka nisur inspektimin për rastin. Sipas një materiali të sjellë nga AKU prane Qendrës Alert, inspektorët kanë shkuar në marketin ku është blerë produkti e më pas edhe pranë kompanisë në fjalë. AKU bëri të ditur se, Neranxi e kishte tërhequr produktin nga marketi ku ishte blerë produkti i parë, i cili ishte importuar në vitin 2020 dhe në magazinat e tyre ndodheshin vetëm 4 pago 0,5 kilogramëshe. Sasia tjetër sipas AKU ndodhej e shpërndarë në markete. Në këtë rast, në ato Neranxi, ose dhe në të tjera. Sipas AKU, në sasinë e gjetur në magazinë nuk u konstatuar prani mizash, gjithçka ishte konfom standardeve, edhe paketimi ishte me certifikatën e cilësisë. Por, siç njofton AKU, në magazinat e kompanisë Neranxi janë marrë mostra të këtij produkti të gjetur gjëndje me qëllim për t’u analizuar. Dhe, deri në momentin e rezultatit, kompanisë i është lënë detyrë që të kryejë njoftimin e menjëhershëm për mostregetimin e produktit “Supë fshati” nga subjektet e furnizuara prej tij, deri në daljen e rezultatit të analizës. Ndërkaq, AKU njoftoi se, analizat kanë rezultuar konform normave dhe rregullave të sigurisë ushqimore.
Më poshtë, gjeni njoftimin e plotë të AKU dërguar Qendrës ALERT:
Përshëndetje,
Referuar denoncimit që është publikuar ne faqen Qendra Alert, linku (https://alert.al/denoncimi-me-foto-supa-e-fshatit-neranxi-duhet-te-kete-patjeter-miza-brenda-e-sapo-blere-ja-kolonia-e-insekteve/) për produktin supë fshati ne subjektin Big Ali Demi shpk, Adresa: Rruga Kristaq Capo, ju informojmë se trupa inspektuese e Drejtorisë Rajonale AKU Tiranë, u paraqit në subjekt ku konstatoi se:
Në supermarket nuk ka gjendje të produktit (Supe fshati). Produkti Supë Fshati është tërhequr nga kompania furnitore “N & N e cila ka furnizuar subjektin Big Ali Demi, me date 28.05.2021, ne sasinë 4 pako. Nisur nga gjurmueshmëria me datë 31.05.2021 është inspektuar subjekti “N & N” me NIPT K41822008H (magazina qendrore e shpërndarjes se këtij produkti). Nga verifikimi në magazinë për produktin “Supë fshati” me datë skadence 09.2022 u konstatua gjëndje 4 cope x 0.5 kg, gjithësej 2 kg.
Kjo sasi produkti është tërhequr në subjektin Big Market nga vetë magazina qëndrore N&N, me datë 28.05.2021.
Produkti i mësipërm është importuar nga subjekti N & N shpk nga Italia me vend origjine Kanada me datë 06.08.2020 me dokumentacionin përkatës. Produkti paketohej dhe ambalazhohej në kushte të përshtatshme (ambalazhi shoqërohet me Certifikatë Cilësie) nga vetë subjekti në porcione 0.5 kg.
Sipas faturave të hyrjes dhe daljes rezulton se, produkti është i shpërndarë plotësisht.
Nga sasia e gjetur, gjëndje prej 4 copësh x 0.5 kg, një prej tyre u hap në prani të përfaqësuesit të subjektit për t’u vlerësuar për prani insektesh në mënyrë vizuale, nga ku nuk u konstatua prani insektesh. Për një vlerësim me te hollësishëm 3 njësitë e mbetura u morën për t’u analizuar pranë Laboratorit te DR AKU-së Tiranë.
Për sa me sipër, subjektit i lihet detyre të kryejë njoftimin e menjëhershëm për mostregetimin e produktit “Supë fshati” nga subjektet e furnizuara prej tij deri në daljen e rezultatit të analizës.
Subjekti operon me kushte higjieno-sanitare të përshtatshme dhe me te gjithë dokumentacionin shoqërues përkatës.
Sipas mostrave të marra nga inspektorët e AKU-së dhe te analizuara në laboratorin e DRAKU Tiranë me date 02.06.2021, rezultojnë konform legjislacionit ne fuqi!
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,
Ju urojmë ditë të mbarë!”
Shënim: Qendra ALERT dhe Alert.al falenderojnë AKU për reagimin e menjëhershëm, duke shpresuar që të tilla do të kemi dhe në vijim, me qëllimin e mbrojtjes së konsumatorit!
Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed