Etiketa në produktet ushqimore dhe jo vetëm është pasqyra e vërtetë e asaj çfarë konsumojmë. Detyrimi për të sqaruar me detaje origjinën e produktit, përbërësit e tij si dhe garancin për konsum, shpesh nuk e gjemë kërkund. Kështu, siguria ushqimore cënohet hapur sa herë që në pikat e shitjes mungon kontrolli i nevojshëm.
Rasti konkret vjen nga Linza, denoncuar nga një qytetar pranë Qendrës ALERT. Pranë rrugës së Thesarit, një market lagjeje tregton çokollatë me etiketë sapuni. Pak sa e çuditëshme apo jo? Të tilla shkelje hasen rëndomtë ku produkte të ndryshme ushqimore tregtohen pa etiketën përkatëse, ose në disa raste ajo edhe mungon totalisht.
Produkti i çokollatës është mall importi për të cilin pikat e tregtimit duhet të kujdesen që për to të ketë informacion të nevojshëm për të shkuar te konsumatori fundor. Nga ana tjetër, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk po shfaqet mjaftueshëm në terren për të siguruar konsumatorin se produktet që ai ble, janë të kontrolluara dhe të sigurta për ta.
Qendra Alert / Alert.al
LEAVE A COMMENT