Menu

Tërhiqen nga tregu europian konservat e specave të kuq të mbushur

Për shkak të prezencës së alergjenëve, përkatësisht të sojës dhe të selinos, konservat e specave të kuq të prodhuara në Maqedoninë e Veriut janë tërhequr nga tregu. Por në fakt, njoftimi është bërë nga autoritetet italiane të kontrollit të sigurisë ushqimore për shkak se janë prodhuar nga një markë italiane. Bëhet fjalë për markën Le Conserve Toscane, dhe produktin speca të kuq pikantë të mbushur me ton dhe kaperi. Kodi i produktit 314 ML.

Sipas njoftimit të autoriteteve italiane, të publikuar edhe në faqen e Komisionit Europian për alertet ushqimore, këto konserva përmbanin alergjentë të padeklaruar, të cilat kanë qenë të pranishme pas analizimit të këtij produkti. Një gjë e tillë ka rezultuar pas një kontrolli zyrtar nga autoritetet italiane në treg, të cilat kanë nxjerrë edhe përbërës të tjerë të padeklaruar në etiketën e produktit.

Autoritetet italiane kanë bërë të ditur që është detyra kryesore e prodhuesve që të informojnë klientët e tyre për përbërësit ushqimorë të cilët ata nxjerrin në treg, dhe përderisa në këtë produkt nuk ka një njoftim të tillë, atëherë ky produkt duhet tërhequr nga tregu. Në rast se produkti i është shitur konsumatorëve, atëherë vetë operatori i sektorit të ushqimit duhet që ta tërheqë nga tregu, duke informuar konsumatorët për produktet që përbëjnë një rrezik për shëndetin e tij, si dhe duke vendosur informacione të shkruara në pikat e shitjes, si dhe duke e publikuar produktin e tërhequr në faqet zyrtare të internetit.

 

Burimi: 

www.salute.gov.it

https://webgate.ec.europa.eu/rasff-window/screen/list

Qendra Alert

alert.al 

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed