Menu

Tregtimi me qese plastike/ Një rrezik i vazhdueshëm për konsumatorin, përse po dështon eleminimi tyre?

Në tregjet e fruta-perimeve nuk është e vështirë të blesh me qese plastike. Madje për të shitur mallin e tyre janë tregtarët të cilët e ofrojnë falas atë. Ndonëse në qarkullim janë hedhur edhe qese të riciklueshme, sërish konsumatori haset edhe me plastikën e vjetër. Jo pak herë institucioni i Ministrisë së Mjedisit ka ndërmarr nisma për të hequr nga qarkullimi çdo qese plastike që shërben për tregëtimin e produkteve. Megjithatë, sot konsumatori vijon të përdor ende qese plastike.

1 Qershori i këtij viti ishte data e fundit e qeseve plastike, por sipas burimeve nga ministria përgjegjëse, kjo datë u shty përshkak të tërmetit dhe pandemisë. Një tjetër synim mbetet eleminimi i qeseve deri në fund të vitit 2020 teksa më herët është thënë se në pranverën e vitit 2020 do të ndalohej i tyre. Deri më tani rezultatet shihen në duart e konsumatorëve, të cilët çdo tregtim vijojnë ta bëjnë me qeset plastike. Të pakët janë qytetarët që përdorin trastat tradicionale ndërsa tregtarët pranojnë eleminimin e qeseve plastike. Për ta blerja e tyre ka kosto dhe se pa to konsumatori nuk blen produktin.

Por përse po dështon eleminimi i qeseve plastike? Në vendin tonë qarkullojnë mbi 1 milion qese në ditë. Një shifër e lartë kjo sa i përket plastikës së riciklueshme por edhe të pariciklueshme. 1 Korriku i viti 2018 ishte po ashtu një datë e planifikuar për eleminimin e qeseve plastike. Në të gjitha rastet qeveria ka anonçuar edhe gjoba përkatëse për konsumatorët që përdorin qese por edhe për subjektet që prodhojnë e tregtojnë. Po në këto raste nuk ka pasur një numër zyrtar të gjobave nga përdorimi, tregtimi dhe prodhimi i qeseve plastike. Çka do të thotë se konsumatori dhe shitësit në asnjë nga metodat e aplikuara nuk i janë përgjigjur kësaj thirrje. Sipas tyre bllokimi i qeseve duhet të bëhet në doganë, gjë e cila ende nuk është bërë. Deri në një tjetër datë, konsumatori vijon të jetë i rrezikuar nga përdorimi i plastikës në produktet ushqimore.

Qendra Alert / Alert.al

Related Posts