Menu

Ushqimet bazike priten të prodhohen në laboratorë

Ushqyerja për vitet e ardhshme nuk do të jetë në gjendje të injorojë ushqimet të marra në laborator. Shumë janë të bindur për këtë, për shkak të nevojës për të pasur burime alternative të proteinave dhe lëndëve të tjera ushqyese për kafshët dhe peshqit, për jo më pak se 10-12 miliardë njerëz. BBC e kujton këtë në një artikull kushtuar ushqimit të së ardhmes (në veçanti për gjithçka që mund të përdoret për të prodhuar ushqim pa emetimet që lidhen me sistemet aktuale).

Artikulli i BBC-së fokusohet në një aspekt më pak të njohur, krahasuar me aspektin më të reklamuar të mishit, atë të qumështit dhe nënprodukteve të tyre. Qumështi i së ardhmes do të vijë edhe nga biologjia sintetike, pra duke i bërë kërpudhat dhe majatë të prodhojnë të gjitha proteinat themelore të qumështit, për të marrë si produkt përfundimtar një lëng që i ngjan shumë qumështit të lopës: Prej disa vitesh është duke u përpjekur ta bëjë këtë kompania kaliforniane Perfect Day. Përndryshe, laboratorët TurtleTree të Singaporit përdorin qeliza burimore të stimuluara në mënyrë të përshtatshme dhe të vendosura në bioreaktorë për të prodhuar qumësht pa nevojën e kafshës.

Në të dyja rastet, ka ende pengesa të konsiderueshme për të aaritur deri në shitjen e tyre në supermarkete. E para ka të bëjë me karakteristikat ushqyese, të cilat për qumështin (dhe nënproduktet e tij) si dhe për mishin duhet të jenë plotësisht të krahasueshme me ato të ushqimit të origjinës. Tjetër gjë është të arrish në produkte që “ngjajnë” madje shumë me ato të origjinës, por është krejt tjetër të arrish tek zëvendësuesit e mbivendosur nga pikëpamja ushqyese. Një kufi tjetër është kostoja, e cila do të jetë e krahasueshme me atë të analogëve klasikë vetëm kur janë aktive fabrika të mëdha për prodhim në shkallë të gjerë dhe kur janë të organizuar zinxhirët e shpërndarjes.

Së fundi, është pjesa rregullatore, ende për t’u përcaktuar (për shembull në lidhje me etiketimin, skadimin, ruajtjen e kështu me radhë). Sipas vëzhguesve të ndryshëm, pengesat do të kapërcehen dhe mishi e produktet e qumështit të kultivuar do të priten mirë nga tregu, në radhë të parë nga më të rinjtë, kureshtarët dhe mbi të gjitha të gatshëm për të provuar mënyra të reja për të ndihmuar në uljen e emetimeve. Sipas një studimi të fundit të gatishmërisë së konsumatorëve britanikë për të provuar ushqime të kultivuara, 40% e konsumit të mishit në Britani mund të jenë produkte të rritura në laboratorë. (FoodSafetyNews)

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts