Menu

Vaji i palmës nuk deklarohet saktësisht për konsumarotin në etiketa, VKM “Për Etiketimin” lë hapsira për abuzime nga prodhuesit

Dhjetra produkte prodhohen e tregtohen në Shqipëri, duke mos e deklaruar qartazi prezencën e vaji të palmës. Megjithëse studimet e fundit tregojnë se një nga shkaktarët kryesor të kancereve mund të jetë vaji i palmës dhe konkretisht acidi palmik, në Shqipëri vazhdon të mos deklarohet e qartë për konsumatorët në etiketat e produkteve ushqimore. 90 % e subjekteve e deklarojnë si vaj apo yndyrë vegjetale, ndërkohë që shkak për këtë abuzim iu ka lënë VKM-ka Nr.434, e vitit 2018, e cila ka të ngjarë të ketë qenë e mirëmenduar kur është hartuar.

Megjithëse rregulloret europiane e kanë të qartë deklarimin e pranisë së vajit të palmës në produktet ushqimore, VKM-ja e Shqipërisë “Për Etiketimin  e Ushqimeve dhe Informimin e Konsumatorit” e le këtë boshllëk. Madje që në fillim të saj është e deklaruar se është e përafaruar pjesërisht me Rregulloren 1169 të Parlamentit Europian dhe KE, “Për informacionin ushqimor për konsumatorin”.

Por, ka të ngjarë që, përafrimi i pjesshëm të mos jetë pa qëllim, por vetëm për t;ju ardhur në ndihmë bizneseve që duan të përdorin vajin e palmës në produktet e tyre dhe të mos e deklarojnë qartësisht në etiketë, duke e dhënë informacionin për “Vaj vegjetal”, ose bimor”.

Megjithëse nuk ka asgjë të detyrueshme për këtë deklarim, në Shtojcën VII, “Deklarimi dhe emërtimi i përbërësve”, Pjesa A, për “Dispozitat specifike lidhur me deklarimin e përvërësve në rend zbritës të peshës, thuhet:

Për vajrat e rafinuar: Mund të grupohen së bashku në listën e përbërësve nën emërtimin “vajra bimore” të ndjekura menjëherë nga lista e deklarimeve të origjinës specifike bimore, si dhe mund të ndiqen nga fjalia “në proporcione që ndryshojnë”. Nëse grupohen së bashku, vajrat bimore përfshihen në listën e përbërësve në përputhje me nenin 18, pika 1, në bazë të peshës totale të vajrave bimore të pranishme.

Madje, edhe Pika 1 e Nenit 18 është shumë e qartë: Lista e përbërësve duhet të ketë një titull të dukshëm, që përfshin ose përbëhet nga fjala “përbërësit”. Ajo duhet të përfshijë të gjithë përbërësit e produktit ushqimor, në rendin zbritës të peshës, siç janë regjistruar në kohën e përdorimit të tyre në prodhimin e produktit ushqimor.

Edhe rasti në foto është një nga abuzimet e radhës me konsumatorin. Një bistokë e porositur nga një hotel dhe e loguar nga prodhuesi me emrin e tij. Problemi qëndron, pasi në produktin biskotë, është shënuar si përbërës “Margarina vegjetale”. Ky përbërës, i shprehur në këtë mënyrë, nuk tregon asgjë të qartë për konsumatorin, nës është me vaj palme, mistri, luledielli, me gjalp bimor, ku sërish mund të përfshihet vaji i palmës etj.

Në këto kushte, lind nevoja e rishkimit të disa neneve apo shtojcave të kësaj VKM-je. Kjo, me qëllim që deklarimi i përbërësve të ushqimeve të mos jetë në vullnetin e prodhuesve, apo e detyruar me ligj për t’u deklaruar përbërja reale dhe informimi i saktë i konsumatorit.

Qendra ALERT – Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed