Menu

Vezët nga Serbia e Turqia, reagimi i AKU dhe disa pyetje që duan përgjigje nga ky institucion dhe Ministria e Bujqësisë!

TIRANE, 25.08.2022 – Pas publikimit të një dite më parë, të materialit nga Qendra ALERT, me titull, “Ministria e Bujqësisë dhe AKU rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve e dalin kundër rregullave të BE, asnjë masë për ndalimin e importit të vezëve nga Turqia e Serbia”, ka reaguar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i cili nën “iso-n” e Ministrisë së Bujqësisë, e cila ia bën dhe “share” postimin në rrjetet e veta zyrtare, vazhdojnë të mos plotësojnë detyrimet ndaj Komisionit Europian dhe ndaj legjislacionit shqiptar për “vezët” në Republikën e Shqipërisë. Aq më pak, transparencë në lidhje me punën e përditshme, të cilën AKU e reklamon me të drejtë, në këtë sqarim, reagim apo përgënjeshtrim të saj.

Për këto arsye, Qendra ALERT i drejtoi sot me e-mail zyrtar AKU-së disa pyetje të tjera, të cilat do t’i gjeni me shkronja “bold” (të zeza) poshtë çdo paragrafi të përgjigjes së tyre dhe njëherësh e ftojmë të na vendosë në dispozicion përgjigjet, fletë-analizat etj. Gjithashtu, duke zbatuar dhe parimet e gazetarisë, publikojmë të plotë dhe postimin e AKU në faqet zyrtare të instutucionit.

***
“Komunikim i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

Sqarojmë dhe sigurojmë konsumatorin shqiptar se shëndeti i tyre nuk është në asnjë moment i rrezikuar nga importet e produktit vezë, siç ndryshe ka përshkruar lajmi dizinformues i shpërndarë ditën e djeshme në disa media.
Bëjmë me dije, duke u nisur nga informacioni i pasaktë i publikuar ditën e djeshme, se Shqipëria ka importuar nga shteti serb vetëm vezë të klasit A, ndërsa nga shteti turk vetëm vezë të klasit B”.

-Kjo nuk është thënë aspak në këtë mënyrë nga ana jonë dhe nuk janë ndarë në asnjë moment shtetet se nga njëri vijnë A dhe nga tjetri B. Për të dyja shtetet, është thënë që importohen vezë, Klasën e të cilave askush nuk na e vërteteton. Por, nëse janë A, përse duhet të vijnë në Shqipëri, kur BE, rregulloret e saj e ndalojnë???!!! Përse, kur Shqipëria është e detyruar të zbatojë rregulloret e Komisionit Europian???!!! Përse Ministria e Bujqësisë nuk urdhëron institucionet e varësisë, ligjzbatuese, të zbatojnë legjislacionin shqiptar, por detyrimisht dhe atë të BE???!!!

Nëse janë B, ku kanë shkuar???

“Të gjithë ngarkesat e importit të vezëve të klasit B kanë patur destinacion tregun e industrisë së përpunimit në përputhje me legjislacionin në fuqi”.

-Ku kanë shkuar? Cilat janë kompanitë/subjektet që përpunojnë vezët e klasit B, kanë pajisjet dhe teknologjinë e duhur, që bëjnë ndarjen e tyre, desinfektimin, heqjen e lëvozhgës, ndarjen e të bardhës nga e verdha, përpunimin e tyre, shndërrimin në pluhur apo forma tjera dhe bërjen gati për industrinë e prodhimit që përdor vezë në produktet e tyre? Cilat? Sa kokrra vezë janë importuar të kategorisë A dhe B të importuara nga të dy shtetet, Serbia dhe Turqia?????

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë importit të produktit vezë ruan parimet e rregulloreve 404 dhe 405 të Komisionit Europian, duke garantuar në çdo moment shëndetin dhe jetën e konsumatorit shqiptar”.

-Qendra ALERT i ka kujtuar AKU-së për të dytën herë rregulloret e Komisionit Europian, të cilat e saktësojnë shumë qartë se nga cilat shtete duhet të eksportohen drejt BE vezë të klasit A dhe nga cilat jo. Këtu janë të përfshira dhe Serbia e Turqia. Ne nuk jemi vend i BE, por jemi të detyruar të punojmë me legjislacionin dhe rregulloret e BE.

“Legjislacioni në fushën e sigurisë ushqimore vijon të përafrohet në përputhje me kapitullin XII “Siguria ushqimore, veterinaria dhe politikat fitosanitare” dhe është një proces në vazhdim”.

-Pikërisht për këtë, AKU është e detyruar të zbatojë rregulloret e KE…!!!

“Të gjitha produktet vezë që kanë hyrë në territorin e vendit tonë janë importuar nga vende të pastra me influencën aviare dhe pseudopestin, të shoqëruara me certifikatë veterinare, e cila vërteton gjendjen shëndetësore të shpendëve nga kanë ardhur këto vezë, si dhe sigurinë e këtij produkti”.

-Sëmundje virusale, si influenca e pseudopesti nuk janë problem për sigurine ushqimore, por për parandalimin e mbërritjes së infeksionit në vendin tonë.

Meqenëse përmendni në përgjigjen tuaj dhe pseudotestin dhe influencën, ç’lidhje kanë këto me vezën?! Këto janë analiza qe kryhen në shpend të gjallë!!!

“Këto produkte veç nënshtrimit të kontrollit zyrtar në pikat e inspektimit kufitar, i nënshtrohen kontrolleve zyrtare edhe në industrinë e përpunimit, ku për treguesin “salmonelë” mostrohen dhe analizohen në mënyrë të vazhdueshme”.

-Sa është numri i mostrave për vezët e importuara nga Turqia dhe Serbia që kanë marrë inspektorët në PIK, por edhe nëpër stabilimentet ku janë magazinuar, që janë analizuar???!!!

Çfarë analizash u janë bërë këtyre vezëve, për çfarë? Me çfarë metode, me çfarë reagentësh janë kryer analizat? Sa analiza për salmonelë janë bërë për vezët e importuara nga Turqia e Serbia??? Si kanë rezultuar????

“Vezë e klasit B për strukturat e Bashkimit Europian është ajo e eksportuar nga vende të treta për listimin e produkteve për BE-në si Shqipëria, Turqia, Kanadaja, SHBA, Singapori, etj”. (Keni harruar Serbinë).

-Duke qenë se me Serbinë, reciprociteti dhe miratimi i cetifikatës veterinare funksionon në baze të ‘Open Balkan’ dhe jo si vend anëtar i BE-së: A ju ka vënë në dispozicion shteti serb të dhena mbi gjurmueshmerinë e produktit vezë kokërr të kategorisë A? Cilat janë skemat e vaksinimit dhe a ka marrë informacion MBZHR mbi rastet me influencë aviare në territorin e këtij shteti???

Turqia a ndodhet në listen e vendeve të kufizimit të importit dhe tranzitit të shpendëve të gjallë dhe produkteve të tyre, sipas përditësimeve të shfaqjes se kësaj semundjeje në shpendë???

“Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit janë në gatishmëri për kryerjen e kontrolleve zyrtare, me objekt inspektimi produktin vezë kundrejt kërkesave ligjore, dhe në rastet e konstatimit të shkeljeve të kërkesave ligjore janë marrë masat administrative përkatëse për gjetjet e evidentuara si: masë administrative “gjobë”, bllokime dhe ndërprerje aktiviteti”.

-Përserisim pyetjen: Sa mostra janë marrë në PIK nga inspektoret dhe në vendet e magazinimit? Si kanë rezultuar? Për çfarë janë analizuar dhe përse nuk i publikoni apo me këtë rast të na i vini në dispozicion raport-analizat??!!

“I bëjmë thirrje konsumatorit dhe medias të ndjekë informacionin e plotë zyrtar lidhur me garantimin e sigurisë ushqimore nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, duke mos u bërë pre e dizinformimit”.

Kur është përditësuar Urdhëri i Ministrit të Bujqësisë për zonat e prekura dhe të ndaluara për import nga Influenca Aviare, pas atij të Qershorit 2021?

Qendra ALERT i bën thirrje konsumatorit të jetë i kujdesshëm në zgjedhjet që bën, në blerjet e përditshme të produkteve ushqimore e veçanërisht vezë, por edhe të ndjekë mediat, si një mundësi shumë e mirë informimi, ndryshe nga dritaret e institucioneve që mbushin rrjetet duke bërë “share” njëra-tjetrën dhe aktivitetet e eprorëve!!!

 © Qendra ALERT

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed