Autoritetet doganore dhe policia vazhdojnë të cënojnë rëndë sigurinë ushqimore. Prej më shumë se një muaji, vazhdojnë të hapin çdo konteiner me mish importi në Portin e Durrësit, në sheshe dhe ambiente të hapura. Edhe pas denoncimit të situatës nga Qendra Alert, kjo vazhdon të ndodhë.
Ndërkohë, duket qartë që Doganat dhe Policia e Shtetit nuk duan t’ia dinë as për institucionet homologe në Republikën e Shqipërisë. Kjo, pasi Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i cili ka për detyrë të garantojë sigurinë ushqimore, 2 javë më pari iu dërgoi një shkresë zyrtare Policisë dhe Doganave, duke iu kërkuar marrjen e masave për ndalimin e kësaj praktike kontrolli për konteinerët me mish importi, pasi cënohet siguria ushqimore. Megjithatë, në Portin e Durrësit vazhdon të ndodhë e njëjta situatë, madje tashmë po hapen e kontrollohen edhe konteinerët me mish që mbërrijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e jovetëm Amerika Latine.
Sipas rregullave dhe standardeve të sigurisë ushqimore, mishi udhëton në konteriner ngirës –18 gradë dhe në këtë temperaturë (+- 3 në raste luhatjesh) duhet të shkojë te konsumatori apo vendi i përpunimit. Por siç shikohet dhe në video, mish hapet në sheshet e konteinerëve.
Qendra ALERT – Alert.al
LINI NJË KOMENT