Menu

Video – “Spiunimet” tregtare, si ndodhin dhe tani është koha për t’i ndaluar

Mbikëqyrja komerciale është tashmë kudo. Çdo gjë që bëjmë, ku shkojmë, çfarë na pëlqen dhe çfarë blejmë, monitorohet nga kompanitë dhe përdoret për të ndikuar në zgjedhjet dhe vendimet tona. Por mund të bëhet shumë më keq. Për të treguar se sa pushtuese janë dhe mund të bëhen praktikat e mbikëqyrjes tregtare, Organizata Evropiane e Konsumatorëve (BEUC) ka realizuar një video humoristike mbi ekonominë e mbikëqyrjes, survejimit, e cila ndërthur situatat e sotme me skenarët në të ardhmen jo shumë të largët.

Vendosja e një gjurmuesi shëndetësor për të ulur çmimin e sigurimit shëndetësor, marrja e reklamave invazive bazuar në sjelljen tuaj të së kaluarës, ekspozuar ndaj softuerit që njeh emocionet tuaja dhe dëgjon bisedat tuaja…mirë se erdhët në botën e re të guximshme të ekonomisë së mbikëqyrjes! Ne besojmë se BE-ja duhet të marrë masa për të ndaluar survejimin tregtar. Ka shumë gjëra që BE duhet të bëjë, disa prej të cilave janë aktualisht në diskutim, duke përfshirë masat për të kufizuar përdorimin e të dhënave sensitive dhe të të dhënave të fëmijëve për gjurmimin e reklamave dhe për të ndaluar përdorimin e modeleve të errëta, duke kufizuar më tej kombinimin dhe përdorimin e të dhënave nga “Big Tech” dhe parandalimi i përdorimit të sistemeve të dëmshme, siç është vlerësimi social.

Marrë nga BEUC.eu

Qendra ALERT – Dedikuar Konsumatorit

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed