Menu

Zbulohet dokumenti, BEATA, kompania që garanton biosigurinë në të gjitha hallkat, për të sjellë vezë të sigurta për konsumatorin

Prej disa ditës, kur AKVMB dhe Ministria e Bujqësisë konfirmuan zyrtarisht praninë e gripit të shpendëve në Shqipëri (Influenca Aviare), te konsumatorët nisi paniku në lidhje me sigurinë e produkteve të pulës.Megjithë tentativat për qetësimin e konsumatorëve, institucionet nisën monitorimin në terren të situatës, dhe siç konfirmohet zyrtarisht , përveç tri pularive në Durrës, stabilimentet tjera nuk janë prekur.
Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së sëmundjes në fjalë, Aku filloi kontrollet për Plotësimin e Kushteve Higjeno-Sanitare dhe Mirëqenjes së Kafshëve të Stabilimentit, fermat që Mbarështojnë Shpëndë.

Një nga ato është dhe Kompania BEATA, e themluar para 13 vitesh në Koplik, Malësi e Madhe, e cili ishte nën sitën e verifikimeve të AKVMB, ashtu si dhe tjerat në mbarë vendin. Siç vihet re qartësisht në Protokollin e Kontrollit, ky stabiliment i mbërështimit të shpendëve për vezë, plotëson të gjitha kushtet, detyrimet ligjore dhe garancitë e duhura, që shpendët në kapanonet e tij të mos preken nga Influenca Aviare apo e njohur ndryshe nga Gripi i Shpendëve. Procedurat, kontrollet, masat mbrojtëse, rrjetat, dezinfektimet, ushqimi, mbi të gjitha vaksinimi i rregullt i shpendëve dhe mbajtja e regjistrit të fermës konfom standardeve, siç vihet re në dokumentin e AKVMB-së, bën që BEATA të ketë një sistem biosigurie të nivelet maksimale të sigurisë për shëndetin e shpendëve. Kësisoj, nuk ka risk për prekjen e shpendëve nga Influenca Aviare, duke u garantuar konsumatorëve shqiptarë vezë të sigurta dhe te shendeteshme. Kjo, edhe për fakti se stabilimenti i BEATA ndodhet mes ajrit të pastër të fushës me Sherebelë dhe ujit të freskët që buron nga bjeshkët e Malësisë së Madhe.
Përveç medikamenteve veterinare të përdorura, që sipas kontrollit të AKVMB dhe dokumentit të firmosur, janë të gjitha të miratuara nga EMA (Agjencia Europiane e Barnave), vezet BEATA janë produkt i pulave të shëndetëshme, të rritura me drithra natyrale.
Deri më sot, asnjë vezë BEATA nuk ka paraqitur probleme për sigurinë ushqimore të konsumatorit.

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed