Menu

Kriza, Banka Botërore nuk parashikon rezultate pozitive për Shqipërinë

Banka Botërore në raportin e fundit të saj, Perspektiva e Ekonomisë Globale thotë se ekonomia shqiptare do të zgjerohet me vetëm 2.2%, duke bërë që parashikimi i fillimvitit të jetë gati 1.3% më i ulët se ai i bërë në qershor 2022.

Ky parashikim i zymtë i organizmit ndërkombëtar, që është ndjeshëm më i ulët se pritshmëritë e qeverisë në 2.6%, lidhet kryesisht me efektet e luftës në Ukrainë që sipas saj do të shtrijë efektet e edhe përgjatë vitit 2023.

Rritja globale po ngadalësohet ndjeshëm sipas raportit të Bankës Botërore përballë inflacionit të rritur si dhe normave të larta të interesit që bankat kanë ndjekur për ta frenuar atë. Pasiguritë e shtuara po ashtu me një valë tjetër të mundshme të pandemisë mund ta çojnë ekonominë globale drejt recesionit.

Ndërkohë, për vitin e ardhshëm projeksionet e Bankës Botërore flasin për një rritje ekonomike të Shqipërisë në  3.4%.

Për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor rritja parashikohet të jetë e ngadaltë këtë vit duke mos kaluar 2.5%.

Për një pjesë të vendeve thuhet në raport, ngërçet dhe pasiguritë e mëdha politike mund të rrezikojnë vonesa në zbatimin e reformave që mund të ndikojnë në ecurinë e ekonomive të vendeve të rajonit.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts