Menu

Kriza ekonomike, si po ndikon në shëndetin mendor

Ekspertët deklarojnë se inflacioni mund të godasë shëndetin mendor, po aq sa portofolin tuaj. Me rritjen e çmimeve që nuk ndalet, ekspertët psikiatër e psikologë këshillojnë më shumë vëmendje ndaj këtij ‘problemi’ jo shumë të dukshëm.

Kostoja e jetesës po rritet, duke krijuar pasiguri të re ekonomike dhe rezultati mund të jetë më shumë tendosje mendore, stres dhe ankth.

Në vetvete, inflacioni nuk është domosdoshmërisht i lidhur me përkeqësimin e shëndetit mendor. Ndikimi tek individët varet shumë nga situata financiare. Nëse të ardhurat e një personi nuk rriten së bashku me inflacionin, ata mund të përfundojnë në gjendje më të keqe financiare.

Dhe njerëzit, të ardhurat e të cilëve kryesisht shkojnë për gjërat bazë të domosdoshme si ushqimi dhe karburanti, duke i shtuar faktin që kanë të ardhura të ulëta, do priren të vuajnë më së shumti kur inflacioni është i lartë.

Rezultati i inflacionit të vazhdueshëm, pra, mund të jetë thellimi i pabarazisë ekonomike, një problem që ekzistonte shumë përpara pandemisë.

Një hap i rëndësishëm në kuadër të ndihmesës që mund t’i jepet individëve që ndikohen në shëndetin e tyre mendor gjatë kohës që njëkohësisht po ndiejnë një krizë financiare, është hartimi i politikave mbështetëse apo reformave në lidhje me shëndetin mendor.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed