Raporti i Gjendjes Globale të Ajrit deklaron se cilësia e ajrit shkakton 2/3 e vdekjeve dhe ndikon në shëndetin e foshnjave. Të dhënat tregojnë se ndotja e ajrit shkaktoi vdekjen e parakohshme të gati 500,000 (gjysmë milion) foshnjave në muajin e tyre të parë të jetës. Ekspozimi ndaj ndotësve të ajrit është i dëmshëm edhe për foshnjat në bark ( të palindura). Këta ndotës mund të shkaktojnë lindje të parakohshme ose lindje nën peshë. Të dy këta faktorë janë shkaktar për vdekshmëri të lartë të foshnjave.
Gati dy të tretat e 500,000 vdekjeve të dokumentuara ishin të lidhura me ndotjen e ajrit në ambientet e brendshme, veçanërisht nga ndotja që buron nga lëndët djegëse të ngurta si qymyr druri etj.
Ekspertët mjekësorë kanë paralajmëruar vite me radhë për ndikimet e ajrit të ndotur tek njerëzit e moshuar dhe tek ata me probleme shëndetësore, por së fundmi kanë filluar të kuptojnë ndikimin e lartë në vdekjet e foshnjave të palindura. Hulumtuesit janë ende të paqartë, por një gjë është e sigurtë se kjo ndotje po shkakton problem të mirë rritjes së foshnjës dhe përfundimisht ndikon në lindjen nën peshë. Foshnjat e lindura prematur janë më të ndjeshme ndaj infeksioneve të fëmijërisë dhe pneumonisë pasi mushkëritë e tyre nuk kanë mundur të zhvillohen plotësisht. Beate Ritz, profesoreshë e epidemiologjisë në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos, tha se ndotja e ajrit të brendshëm në qytete anembanë Indisë, Azisë Jug-Lindore dhe Afrikës ishte e krahasueshme me atë të Londrës Viktoriane.
“Kjo ndotje e ajrit që ne shohim në qytetet moderne në ditët e sotme, krahasohet me ndotjen që kishim 150 vjet më parë në Londër dhe vende të tjera, ku kishte zjarre qymyri nëpër ambientet e brendshme. “Ekziston gjithashtu dëmtim i trurit dhe organeve të tjera nga kjo ndotje, kështu që vetëm mbijetesa nuk është e mjaftueshme , ne duhet të zvogëlojmë ndotjen e ajrit për shkak të ndikimit në të gjitha këto organe,” tha ajo.
Disa nga këto efekte ka të ngjarë të kenë ekzistuar, pa u vënë re, për shekuj me radhë, sepse njerëzit kanë gatuar për një kohë të gjatë me zjarr në hapësira të mbyllura, një aktivitet që ka bërë të mundur thithjen e këtyre grimcave të dëmshme, veçanërisht nga gratë dhe fëmijët, të cilët kalojnë më shumë kohë në shtëpi .
Raporti përqendrohet në të dhëna deri në vitin 2019, kështu që nuk janë përfshirë ndikimet që pati bllokimi në të gjithë botën për shkak të COVID-19 në vitin 2020. Autorët thanë se pandemia Covid-19 do të kishte pasur një ndikim pozitiv në cilësinë e ajrit dhe do pakësonte vdekjet nga ndotja e ajrit, por këto janë efekte që ende nuk janë hulumtuar qartë.
Greenbaum tha se gjasat e ndonjë ndikimi të dobishëm afatgjatë në shëndet nga pakësimi i përkohshëm i ndotjes së ajrit për shkak të kufizimeve, ishte e vogël, por që pastrimi i papritur i ndotjes nga trafiku dhe industria ndryshoi perceptimin e shumë njerëzve për cilësinë e ajrit.
“Njerëzit papritmas e kuptuan se si është të kesh qiell të bukur blu rregullisht. Edhe nëse nuk do të zgjaste, ajo tregoi se çfarë ishte e mundur, “tha Greenbaum. Disa studime kanë sugjeruar që njerëzit e ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit mund të kenë një rrezik më të lartë të vdekjes nga Covid-19.
Shkencëtarët thanë se kishte pasur pak shenja përmirësimi në ndotjen e ajrit gjatë 10 viteve të fundit, megjithë vërehet një rritje për rreziqet nga ajri i ndotur në pesë vitet e fundit. Të paktën 6.7 milion vdekje në të gjithë botën në 2019 ishin nga ekspozimi afatgjatë ndaj ndotjes së ajrit, një faktor që rrit rrezikun e goditjes në tru, sulmit në zemër, diabetit, kancerit të mushkërive dhe sëmundjeve të tjera kronike të mushkërive. Ndotja e ajrit tani është shkaku i katërt më i lartë i vdekjeve në mbarë botën ndikuar edhe nga pirja e duhanit dhe dietave të pashëndetshme ushqimore. (The Guardian)
Qendra Alert/Alert.al
LEAVE A COMMENT