Fatos Tushe, kryetari i Bashkisë Lushnje është ndaluar nga Policia. Mësohet se Tushe është ndaluar në kuadër të një operacioni të organizuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Operacioni anti-korrupsion ka nisur mëngjesin e sotëm. Operacioni është urdhëruar nga SPAK dhe është realizuar policia dhe FNSH, që kanë ‘zbarkuar’ në Ndërmarrjen e Pasurive Publike të këtij qyteti. Mësohet se Tushe akuzohet për veprën penale ‘korrupsion’.
Deri më tani mësohet se janë arrestuar disa persona, mes tyre edhe Tushe. Emrat e të arrestuarve të tjerë nuk dihen ende, por paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për zyrtarë të lartë. NJoftohet se prokurorët po verifikojnë dokumentet në zyrë e kryrbashkiakut, ndërkohë që Tushe po merret në pyetje në komisariat. Po ashtu bëhet e ditur se Tushe ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një mbledhje me vartësit e tij dhe sapo ka përfunduar ky takim, policia i vuri prangat.
Kujtojmë se Fatos Tushe drejton këtë bashki prej 3 mandatesh, ndërsa përfaqëson Partinë Socialiste. Më herët ai bashkë me sekretaren e tij mbetën të plagosur më 31 dhjetor të 2020-ës, pasi në zyrë iu hodh lëndë plasëse.
alert.al/
LINI NJË KOMENT