Menu

Asnjë viktimë/ 7 të infektuar me Covid në 24 orët e fundit në Shqipëri!

Situata e andemisë në Shqipëri prej disa javësh vijon të mbette e qendrueshme ku numrat e të infektuarve kanë qenë të ulët ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka patur asnjë viktimë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë Janë kryer 2,962 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 7 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 2 në Lezhë, 1 në Has.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2,962 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 7 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 2 në Lezhë, 1 në Has. 

Aktualisht janë 134 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 18 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,888 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (16 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        7

Të shëruar në 24 orë      9

Të shtruar në spitale      18

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2,962

Testime totale            765,938

Raste pozitive             132,476

Raste të shëruara        129,888

Raste Aktive                  134

Humbje jete                  2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       43

Tiranë          41

Berat             15

Durrës          11

Lezhë           6

Elbasan        5

Gjirokastër    4

Korçë           3

Dibër             3

Kukës           2

Fier                1

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed