Pronari i Club “ORANGE” në Sarandë u qëlkua me 20 plumba sot në orët e para të mëgjesit. Ai është nisur me helikopter ambulancë drejt Tiranës më gjendje të rëndë nga plagët e marra. si pasojë e breshërisë së plumbave që janë shkrehur drejt tij.
Ndërkohë, i plagosur ka mbetur dhe një pushues nga Tirana, me shtetësi shqiptaro-amerikane.
Pjesa më e madhe e plumbave e ka kapur Iljadhin në bark dhe në organet e tjera jetike, duke i rrezikuar dhe jetën. Ai ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Sarandës dhe është nisur me helikopter drejt kryeqytetit.
Edhe pse ora ishte 03.50 të mëngjesit, Policia e Sarandës “nuk e kishte vënë re” jetën e natës që bëhej në clubin më të famshëm në mes të Sarandës. Muzik live dhe qindra të rinj të pranishëm në lokalin në pronësi të Spiro Iljadhit, vetëm Policia nuk dukej gjëkundi.
Ora policore e ndalon muzikën në clube, bare dhe ambiente të tjera pas orës 22.00 të mbrëmjes, ndërsa bizneset duhet të mbyllen në orën 23.00, për t’u hapur në orën 06.00 të mëngjesit.
Tashmë, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorit.
alert.al/
LINI NJË KOMENT