Menu

BE dhe AstraZeneca i japin fund konfliktit, arrijnë marrëveshje jashtë gjykatës

Komisioni Europian dhe AstraZeneca arritën marrëveshje për furnizimin me vaksina kundër COVID-19, duke i dhënë fund konfliktit mes tyre.
Sipas Reuters, AstraZeneca u zotua t’i shpërndajë Bllokut 60 milion doza të vaksinës së saj deri në fund të shtatorit, 75 milion deri në fund të dhjetorit të këtij viti dhe 65 milion deri në fund të tremujorit të parë të 2022. Komisioni Evropian e akuzoi AstraZeneca-n për favorizim të Britanisë së Madhe në kurriz të BE-së dhe e paditi për mosrespektim të kontratës si dhe mungesën e një plani “të besueshëm” për të shpërndarjen në kohë të vaksinave. 

Kompania u përgjigj se nuk kishte marr kurrë një angazhim përfundimtar, por kishte premtuar të bënte të pamundurën për furnizimin e dozave të premtuara.

Një muaj më vonë, Blloku bëri të ditur se nuk kishte për qëllim të rinovonte kontratë me AstraZeneca-n pas përfundimit në qershor.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed