Menu

Biznesmenia Vjollca Hoxholli dënohet me 8 vjet burg si mashtruese seriale

Dënohet për të disatën herë biznesmenia e ndërtimit Vjollca Hoxholli. Gjyqtari Gert Hoxha në Gjykatën e Tiranës e dënon me 8 vjet burg për “mashtrim më shumë se njëherë me pasoja të rënda”. Hoxholli vazhdon të qëndrojë në masën arrest shtëpie. Kallëzimi këtë herë është bërë nga 6 persona që u është shitur hyrja disa herë.

Në prill të këtij viti, Vjollca Hoxholli u dënua me gjashtë vite burgim bazuar në denoncimet e katër qytetarëve, ku njëri prej tyre Viktor Kasneci mbasi pagoi 455 mijë euro dhe lidhi një kontratë porosie për dyqane dhe apartamente, u zvarrit nga Hoxholli derisa ajo e mashtroi për herë të dytë.

“U kërkova çiftit Hoxholli likuidimin” u shpre Kasneci dhe ata më premtuan se djali i tyre kishte hapur një kompani tjetër ndërtimi. Dhe për ta mbyllur detyrimin më premtuan dy vila me kushtin që tu paguaja 100 mijë dollarë”, deshmoi Kasneci. Por i dyshuari tjetër Dorjan Jata u largua në Francë dhe vilat nuk u ndërtuan kurrë”.

Skema që përdorej ishte ajo e kontratës së sipërmarrjes dhe rasti më i rëndë është i një qytetareje e cila pasi pagoi blerjen e një apartamenti, në shtëpinë e saj u paraqit një qytetar tjetër për të cilën Hoxholli kishte thënë se ishte me qira dhe s’duhej të jetonte më nën të njëjtën çati.

Prokuroria e Tiranës i ka filluar hetimet qysh në vitin 2018, nën akuzën e mashtrimit.

Ajo u akuzua se nën drejtimin e kompanisë së ndërtimit ‘Hoxholli Sh.P.K.”, shiste disa herë të njëjtin apartament dhe përfitonte paratë duke mashtruar qytetarë të ndryshëm.

Ndërkohë, Hoxholli u vu në pranga në vitin 2018. Ajo u zbulua se kishte përfituar 318 mijë euro duke ushtruar veprimtarinë e mashtrimit.

alert.al/

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed