BlackBerry i jep fund shërbimeve të biznesit të telefonave, që është lavdëruar nga ekzekutivë, politikanë dhe fansat nga e gjithë bota në vitet 2000. Ky vendim i jep fundit epokës së telefonave që mbajnë një tastierë të vogël të tipit QWERTY, i japin prioritet shkrimit të e-maileve, si dhe shërbimit të mesazheve BlackBerry Messenger. Ish-presidenti në SHBA, Barack Obama, një nga përdoruesit më të famshëm, bëri publik vendimin në vitin 2016, kur i’u kërkua të dorëzojë BlackBerry dhe ta zëvëndësojë me një smartphone. Blackberry humbi popularitet të përdoruesve me mbërritjen e iPhone me ekran me prekje nga Apple dhe pajisjet rivale Android. Në vitet e fundit, kompania ndërroi prioritet, duke u përqëndruar tek krijimi i softëare të sigurisë kibernetik dhe sisteme të operimit për makina.
Konsumatoërt teknologjik tek Shfaqja Elektronike Konsumatore në Las Vegas, treguan gjithashtu dëshpërim ndaj fundit të telefonave BlackBerry. “Bota ka ecur përpara por ka qenë një kohë kur BlackBerry sundonte” -tha një entuziast i teknologjisë i pranishëm tek shfaqja vjetore.
“Çdo gjë që shohim sot, nga WhatsApp e deri tek iMessages, janë aplikacione qëë u zbuluan nga ajo që Blackberry kishte me BBM”- shtoi ai. Në një dokument të publikuar në vitin 2020, kompania theksoi se do ndërmarrë hapa për t’i dhënë fund shërbimeve për BlackBerry 10 dhe sistemet e operimit BlackBerry OS, si dhe shtoi se pajisjet që përdorin sistemin nuk do të mbështeten më dhe mund të mos kenë mundësi të dërgojnë apo marrin të dhëna, bërë telefonata, apo dërguar mesazhe në mënyrë të qëndrueshme. Një gjykatës amerikan më datë 3 Janar refuzoi përpjekjen e kompanisë për të hedhur poshtë paditë, që pretendonin se ka mashtruar aksionerët duke fryrë suksesin e smartphonave që përdorin sistemin e operimit BlackBerry 10. (Scan)
Qendra Alert/Alert.al
LINI NJË KOMENT