Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti deklaron se do ta padisë për akuzë të rreme deputetin në detyrë Myslim Murrizi. Panariti e quan një blof kallëzimin e Murrizit, që meriton shqyrtim të thellë nga SPAK-u. Në një reagim të bërë në faqen e tij zyrtare, Panariti pohon se është i gatshëm të vihet në dispozicion të organeve të hetimit për të sqaruar dy paditë.
Reagimi i Panaritit
“Përgatitu për padi për akuzë të rremë ndaj meje !
Jam plotësisht i një mëndje me Ju Lymi: Le tja lemë SPAK që tu shkojë me qetësi në themel të dy padive tuaja për Ministrinë e Bujqësisë.
Fundin tu nxjerri të gjithave, se çfarë kanë brenda ato prokurime! Unë jam plotësisht i gatshëm në çdo çast për të qënë në dispozicion të organeve të hetimit, për përgjegjësitë që më takojnë.
Provave, fakteve, faturave, firmave tu bëhet “qilizëm” ashtu siç punohet edhe thellë toka në fshatin tënd Sulzotaj!
Ndërkohë bëj pak pushim, të lutem se u lodhe studiove dhe para kamerave duke dhënë verdikte.
Ato lërja, prokurorisë dhe gjykatës.
Ti e bëre tënde.. Tani durim!
Shpejt do të kuptojmë të gjithë se çfarë ke gatuar!
Ndërkohë që kam bindjen e plotë, që jo më një shqyrtim i thellë, por edhe një vlerësim në sipërfaqe i padive do t’ju nxjerrë “bllof”. Dhe ti e di këtë!
Hapi tjetër është padia ime për akuzë të rreme ndaj meje”, paralajmëron Panariti.
Murrizi: “Kam të drejtë si qytetar të kallëzoj”
Deputeti në detyrë tregoi sot në një intervistë në News 24 detaje nga padia që ka depozituar në SPAK, për dy tendera të lëshuara nga Ministria e Bujqësisë, në kohën kur ky institucion drejtohej nga Edmond Panariti dhe Sekretar i Përgjithshëm ishte Vojo Bregu.
Sipas Murrizit, ka tepër parregullsi në këto tendera, si për paratë e shpenzuara, por edhe datat e fillimit dhe mbarimit të projekteve, të cilat nuk përkojnë me njëra-tjetrën.
“Kam bërë kërkesa ndaj shumë institucioneve shtetërore, ministrive dhe enteve prokuruese, parave publike, për të marrë informacion në lidhje me informacionet që më vinin në dispozicion për tenderime, që kishin dyshime për abuzime. Kam dërguar kërkesa në të gjitha ministritë dhe kam informacion të bollshëm të prokurimeve publike, në vitet kur ka qeverisur PS e vetme, por edhe me LSI. Ajo që më tërhoqi vëmendje tek tenderi i famshëm prej 6.3 mln euro për tenderin e sistemit të ujitjes në Divjakë dhe tenderi i mështjerrave, 1912 copë të ardhur nga Danimarka, për 4.5 mln euro, e i ka ra vlera mbi 1 milion lekë për mështjerrë, tre herë e gjysmë më shtrenjtë se vlera reale. Është dhe e dyshimtë fakti, ku erdhën, ku u shpërndanë, kujt ju dhanë. Këto janë shpërndarë në 2017 me listë e emra, gjatë fushatës. Unë jam në drejtën time edhe si qytetar, edhe si deputet dhe për të dërguar denoncime në institucionet dhe është e drejtë e SPAK-ut, për të parë nëse ka elementë të veprës penale apo jo. Jam habitur dje nga reagimet e dy ish-funksionarëve të lartë, si zotit Pargariti dhe zotit Bregu, të cilët reaguan në FB. Unë s’kam reaguar në FB, kam kallëzuar në SPAK” deklaroi Myurrizi.
Panariti: “Korrigjo shënjestrën”
Më herët, ministri Panariti pati një reagim me titullin “Korrigjo shënjestrën e opozitarizmit Z. Murrizi!”.
“U njoha me padinë më unike në botë ndaj Ministrisë së Bujqësisë të kryer nga opozitari i opozitës Murrizi. Padi për diçka që nuk ka ndodhur kurrë! Pra një padi për diçka që nuk ekziston! Sepse nuk ka patur, dhe nuk ka tender të organizuar nga Ministria e Bujqësisë për sistem të vaditjes me pika me ujë të lumit Shkumbin për Bashkinë e Divjakës, siç deklaron prej kohësh paditësi opozitar i opozitës!” ka deklaruar Panariti.
Qendra Alert
alert.al/
LEAVE A COMMENT