Menu

Çfarë janë antioksidantët dhe ku i gjejmë?

Nutricionistët flasin për rëndësinë e mbajtjes së një regjimi ushqimor të pasur me fruta dhe perime dhe të mos mbetemi nën varësinë e suplementeve. Ne duhet t’i marrim suplementet kur organizmi ka nevojë, për ato doza që ka nevojë dhe për aq kohë sa ka nevojë. Por nuk mund të jenë armët tona mbrojtëse suplementet, sepse mund të kthehen në armë të dëmshme kur i marrim me shumicë apo të kemi një regjim ushqimor të çrregullt dhe gjithë ditën të hamë sufllaqe apo të pimë alkool dhe të mbajmë suplementet në çantë. Regjimi ushqimor duhet të jetë me sa më shumë ngjyra që të dominojnë perimet dhe frutat, në formën e tyre sa më krudo të papërpunuara. Duhet të ketë sa më pak produkte shtazore. Themi kryesisht për bulmetrat se nuk duhet të ketë në të treja vaktet. Nuk duhet të dominojnë produktet shtazor nga mishi i kuq sepse në një pjesë të familjeve e përdorin gjatë vaktit të drekës gjatë gjithë javës. Të përdorim proteina sa më të thjeshta siç janë pula dhe peshku, edhe padyshim sa më pak kripë në regjim. Ka një mënyrë për të hequr sasinë e kripës, të shtojmë erëzat, pasi ashtu si perimet dhe frutat kanë sasira shumë të mëdhaja të antioksidantëve. (Abc)

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed