Ndryshimi i stinëve nxjerr në pah nevojën e madhe për ta vënë organizmin në shina dhe për të forcuar sistemet tona të mbrojtjes.
Vitaminat më të rëndësishme që duhet t’i merrni në vjeshtë
Organizmi ka nevojë për shumë ushqyes, vitamina e minerale që të përshtatet me ndryshimet e stinës dhe angazhimet ditore.
Vitamina D
Trupi i njeriut prodhon vetë vitaminën D kur është i ekspozuar në diell për një afat të caktuar kohor. Megjithatë, ndryshimi i stinëve shoqërohet edhe me ekspozim ndjeshëm të kufizuar të trupit në rrezet e diellit. Organizmi ka nevojë për 1000 deri në 2000 njësi të vitaminës D çdo ditë që nga fillimi i vjeshtës deri në pranverë. Ajo është e rekomandueshme për njerëzit që qëndrojnë në ambiente të mbyllura. Përveç suplementeve, vitaminën D e gjeni edhe tek salmoni, skumbria, e verdha e vezës dhe sardelet.
Vitamina C
Trupi i njeriut nuk është në gjendje të prodhojë vetë vitaminën C. Për rrjedhojë është shumë e rëndësishme që të siguroheni që po merrni mjaftueshëm vitaminë C. Ajo e mbron organizmin nga viruset dhe bakteret dhe përgatit linjën e parë të mbrojtjes ndaj ftohjes dhe gripit. Ajo i pengon këto probleme por kur njeriu sëmuret, vitaminë C nuk arrin dot të përshpejtojë shërimin. Përveç suplementeve, vitaminën C e gjeni tek majdanozi, specat, kivi dhe brokoli, etj.
Magnezi
Temperatura e jashtme luan një rol të fortë tek humori. Magnezi është i domosdoshëm sepse pengon dëshpërimin e vjeshtës, një çrregullim që prek dikë më shumë e dikë më pak. Ky mineral thelbësor luan një rol të rëndësishëm në 300 reagime metabolike në organizëm. Ai është i nevojshëm për mirëqenien dhe shëndetin në shumë nivele, ndaj sigurohuni që ta merrni si supplement rregullisht. (Agronews)
Qendra Alert/Alert.al
LINI NJË KOMENT