Menu

Coca-Cola do të prezantojë 25% shishe të ripërdorshme deri në vitin 2030

Coca-Cola ka njoftuar se do të bëjë 25% të paketimit në shishe qelqi ose plastike, ose me sistemin e vakumit të kthyeshëm, të ripërdorshme deri në vitin 2030. Greenpeace e ka mirëpritur njoftimin dhe beson se është e nevojshme të shkohet më tej dhe të arrihet objektivi prej 50%. Sipas shoqatës mjedisore, ky është një objektiv i domosdoshëm për një kompani që prodhon mbi 120 miliardë shishe plastike çdo vit.

Në vendet e ndryshme ku është e pranishme ka metoda të ndryshme grumbullimi, duke filluar nga riciklimi deri te rikuperimi duke përfshirë ripërdorimin e shisheve. Indikacionet janë që të  përdoret 50% material i ricikluar në ambalazhe të reja deri në vitin 2030 dhe të mblidhet dhe riciklohet një shishe ose kanaçe për secilën prej tyre që shitet. Për ta kuptuar më mirë, duhet thënë se në vitin 2020 ambalazhet tradicionale të ripërdorshme/të kthyeshme përfaqësonin rreth 16% të vëllimit të përgjithshëm.

Konvertimi i 20% të paketimeve plastike globale në modele të ripërdorimit është një mundësi biznesi me vlerë 10 miliardë dollarë. Nga nisma përfitojnw klientët dhe përfaqëson një element thelbësor në kërkimin për eliminimin e mbetjeve plastike dhe ndotjes”. Risia tjetër ka të bëjë me rritjen e shisheve plastike PET prej 1.5 dhe 2 litrash. Një tjetër synim është prodhimi i ambalazheve 100% të riciklueshme në të gjithë botën (në Itali ky synim është arritur tashmë prej dekadash) si dhe përdorimi i shisheve të bëra me 50% material të ricikluar (rPET). Këtu kompania ka lançuar tashmë disa formate me 100% rPET. Rezultati i kësaj politike është një reduktim prej 20% i PET, 28% i xhamit dhe 15% i aluminit.

“Coca-Cola ka bërë një angazhim të rëndësishëm, duhet shpresuar që të tjerët të ndjekin shembullin”, komenton Giuseppe Ungherese, kreu i fushatës së ndotjes së Greenpeace. Sipas vlerësimeve zyrtare në Itali ne kalojmë 11 miliardë shishe çdo vit dhe jemi ndër konsumatorët kryesorë të ujit mineral në botë. Në muajt e fundit, shoqata ka nisur një peticion për t’u kërkuar kompanive kryesore si Coca-Cola, San Benedetto, Nestlé-San Pellegrino, Pepsi dhe Sant’Anna të reduktojnë në mënyrë drastike përdorimin e shisheve plastike njëpërdorimshe. Deri më tani peticioni është nënshkruar nga më shumë se 100 mijë njerëz. (IlFattoAlimentare)

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed