Menu

Dafina Hysa nga QKSH: Raporti i KE, nota shqetësuese për lirinë e medias, pak progres në sigurinë ushqimore

E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Dafina Hysa nga Qendra Konsumatori Shqiptar foli për raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë në lidhje me lirinë e medias dhe presionin ndaj gazetarëve duke e parë me nota shqetësuese, po ashtu me progres të pjesshëm sigurinë ushqimore.

“Në lidhje me të drejtat e njeriut, lirinë e medias, presioni ndaj gazetarëve në raportin e fundit të Komisionit Europian shihet me nota shqetësues. I njohim mirë problematikat, presionet që vijnë ndaj gazetarëve, veçanerisht atyre investigativë që synojnë të nxjerrin në pah aferat e ndryshme korruptive, abuzime në nivel vendor apo edhe qendror të qeverisjes. Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit publik adresohen përmes Kapitullit 28 dhe kaptullit 12 që lidhet me sigurinë ushqimore. Nëse e sheh në një plan të parë duket sikur po ecën mirë, vlerësohej puna e Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Inspektoriatit Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut. Nuk pashë të diskutohej për strategji, për mbrojtjen e konsumatorit dhe mbikqyrjen e tregut në Shqipëri. Një strategji që ka përfunduar afatin e saj që në vitin 2020. Jemi 2 vite me vonesë, po punohet për një strategji ndërsektoriale për mbrojtjen e konsumatorit, por është ende në proces dhe nuk e di nëse do ta kemi në fillim të vitit 2023 apo jo. Duhet evidentuar dhe në fakt nuk e gjejmë në raport dhe shohim një numër inspektimesh të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Tregut, shohim të përcaktuara vendimmarrjet, ankesat e Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorit. Por, në përbërjen e këtij Komisioni janë vetëm 5 vetë, 2 nga Ministria e Ekonomisë dhe e Financave, 2 nga Ministria e Drejtësisë dhe 1 nga shoqëria civile. Raporti citon që edhe pse vijnë ankesa në këtë institucion, ka vonesa shumë nga momenti që paraqitet ankesa e deri në momentin që shqyrtohet dhe i jepet zgjidhje konsumatorit. Për çështjet ushqimore që janë më sensitive reagimi është më i shpejtë, por edhe të produktet joushqimore duhet vënë theksi sepse nëse s’do kemi respektim të të drejtave dhe asaj që parashikon ligji do kemi penalizime në aspektin financiar, shoqërohet me humbje, ashtu siç ndodh në fakt. Evidentohet në raport që të ketë rritje të kapaciteteve të stafeve dhe punë më të mirë dhe thuhet se legjislacioni ka përafrim me BE-në, por ka momente kur konsiderohet i pjesshëm, pikërisht tek pjesa e sigurisë ushqimore”-u shpreh Dafina Hysa.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed