Menu

Dy prokurorë të Tiranës japin dorëheqjen para se t’i nënshtroheshin vetingut

Jep dorëheqen prokurori i prokurorise së Tiranës Granit Shahu. Dorëheqja është dorezuar në Këshillin e lartë të prokurorisë dhe do të shqyrtohet në mbledhjen e radhës

Vijojnë kështu dorëheqjet e prokurorëve të Tiranës. Edhe prokurorja Anila Galanxhi ka depozituar kërkesën sot në KLP, ndersa do të shqyrtohen të dyja në daten 18 qershor.

Numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët kanë dhënë dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë. pas miratimit dhe nisjes së zbatimit të ligjit të Vetingut, është një listë me 70 emra.

Subjekte të dorëhequra

Izet Salaj, Gjykata e Apelit Gjirokastër

Fatbardh Çonikun, Gjykata e Elbasanit, i komanduar në KLGJ

Kostika Çobanaqi, Gjykata e Beratit

Henrik Ligori, ish-Prokuroria për Krimet e Rënda

Arjana Fullani, Gjykata e Lartë

Aleksandër Muskaj, Gjykata e Lartë

Mirela Fana, Gjykata e Lartë

Andi Çeliku, Gjykata e Lartë

Evelina Qirjako, Gjykata e Lartë

Guxim Zenelaj Gjykata e Lartë

Bensik Imeraj, Gjykat Kushtetuese

Vladimir Kristo, Gjykata Kushtetuese

Sokol Berberi, Gjykata Kushtetuese

Adriatik Llalla, kryeprokuror

Petrit Fusha, ish-kryeprokuror i Tiranës.

Gjin Gjoni, Gjykata e Apelit

Alaudin Malaj, Gjykata e Apelit

Agim Bendo, gjyqtar i Apelit

Astrit Haxhialushi, gjyqtar i Apelit

Sulejman Tola, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Krujë.

Ilir Çeliku, gjyqtar Gjykata e Apelit Vlorë.

Ilir Pashaj, gjyqtar Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan

Metush Saraçi, ish-kreu i gjykatës së Apelit në Tiranë

Rezarta Mataj, Gjykata e Tiranës

Zihni Shahu, kryetari i Gjykatës së Elbasanit

Regleta Panajoti, Gjykata e Tiranës

Nezir Gjoka, Prokuror Tiranë

Agim Dilka, prokurori në Elbasan

Joana Qeleshi, kryeprokurore Durrësit

Fran Prendi, Gjykata Speciale

Ndue Gjura, inspektor pranë ish-KLD, gjyqtar në Durrës

Adrian Nezha, prokuror Tiranë

Ermir Beta, prokuror në Berat

Bujar Hoxha, prokuror Tiranë

Bilbil Mete, Prokuroria e Përgjithshme

Erion Pustina, prokuror i Pogradecit

Marina Rraboshta, Gjykata e Apelit Shkodër

Ketra Bajrami, Gjykata e Sarandës

Liljana Sulollari (Baku), Gjykata e Krimeve të Rënda

Stavri Kallço, Gjykata e Apelit Korçë

Tomor Skreli, Gjykata e Apelit Gjirokastër

Ajrana Liço, Gjykata e Tiranës

Petraq Dhimitri, Gjykata e Apelit Durrës

Rabiana Halili, Prokuroria Durrës

Genci Sinjari, Gjykata e Durrësit

Amarildo Laçi, Gjykata Administrative

Marjana Shtjefni, prokurore e Shkodrës

Njazi Seferi, Prokuror Tiranë

Arben Zefi, Gjykata e Shkodrës

Ema Gashi, Gjykata e Durrësi

Liradin Lira, Gjykata e Pogradecit

Merita Xhani, Gjykata Durrës

Eneida Civici (Abazaj), Gjykata e Tiranës

Brunilda Kasmi, Gjykata e Tiranës

Erlindi Basha, ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë

Eritan Shehu, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Lartë

Elona Kana, këshilltare ligjore në Gjykatën e Lartë

Adnand Berdica, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë

Granit Shahu, prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës

Anila Galanxhi, prokurore pranë Prokurorisë Tiranë

alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed