Menjëherë pas dorëheqjes së Jeta Dedës nga posti i Drejtores së Përgjithshme të AKU, ka nisur dhe përfolja e emrave për personin që do t’a zëvendësojë.
Alert.al ka mundur të mësojë nga burime të ndryshme, se më afër emërimit si Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, është Edmond Rrushi. Burime jozyrtare thonë se Rrushi është kandidatura për të cilen është vendosur dhe dirën e hënë do të prezantohet nga ministrja Denaj.
Rrushi më herët ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai u fut në parlament në vitin 2019, pasi pranoi të merrte këtë detyrë, sapo PD dhe LSi dogjën mandatet dhe lanë Kuvendin.
Më herët, Rrushi ka qenë dhe Drejtor i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, si dhe ka qenë drejtues i lartë i një agjencie në varësi të Ministrisë së Mjedisit.
LINI NJË KOMENT