Studiuesit në Universitetin e Torontos, Kanada, së bashku me kolegët nga Harvardi, në Shtetet e Bashkuara kanë identifikuar deri në 85 studime, të cilat përfshinin rreth gjysmë milioni njerëz, fëmijë, adoleshëntë dhe të rritur. Studimet arritën në përfundimin se pirja e pijeve me sheqer ndikon në shtimin e peshës dhe rrit treguesit e ndryshëm të rrezikut të sëmundjeve serioze. Siç raportohet në American Journal of Clinical Nutrition, shifrat janë shumë të qarta: Sa herë që pakësoni marrjen e pijeve me sheqer, pesha bie. Në studimet e kontrolluara, në të cilat pjesëmarrësit pyeten nëse duhet apo jo të konsumojnë një pije, efekti është edhe më i dukshëm: Për çdo pije shtesë në ditë, një rritje prej 0.83 kg u vu re në një vit për të rriturit (dhe -4.9 kg në rast se ‘trajtimi’ ishte eliminimi i pijeve nga dieta), ndërsa një rënie prej 0.21 pikësh u regjistrua për fëmijët e përfshirë në studime në të cilat pijet me sheqer janë eliminuar. Në përgjithësi, prova më bindëse është fakti se shtimi në peshë dhe humbja janë të lidhura ngushtë, në një mënyrë lineare, me dozen marrëse të sheqerit në pijet me ngjyrë. Së fundi, disa shenja pozitive mund të shihen falë futjes së taksave të sheqerit (tani të pranishme në 85 vende), etiketave më të qarta dhe kufizimeve në reklamat për fëmijët, prirja e konsumit midis të rriturve është në rënie, madje po ngadalësohet edhe tek më të vegjlit, sidmos në vendet perëndimore dhe në ato mbi të ardhurat mesatare që luftojnë aktivisht kundër zakoneve të ushqimit të pashëndetshëm, si Tailanda apo Meksika. (IlFattoAlimentare)
Qendra Alert/Alert.al
LEAVE A COMMENT