Herbalisti Irfan Gjeçi shprehet se natyra është ajo që na vjen në ndihmë për të kuruar sëmundje të ndryshme, përmes perimeve dhe frutave që na dhuron.
Gjeci ka prezantuar një listë të gjatë duke iu referuar shqetësimeve të ndryshme, dhe trajtimit me fruta e perime që u ngjasojnë formës së organeve përkatëse që janë prekur nga patologjitë.
Ai heq vija paralele mes domates e formës së zemrës. Gjeci thotë se domatja lehtëson qarkullimin e gjakut. Më tej vlerëson xhinxherin për të luftuar bakteret e mikrobet në zorrë si antiiflamator i fuqishëm, ndërsa gjen ngjashmëri tek karrota e prerë tërthorazi e syve, si një terapi e dobishme edhe qelizat tumorale.
Arrat sipas tij i shërbejnë trurit, patatet e ëmbla, pankreasit pasi lufton qelizat kancerogjene madje stabilizon dhe insulinën. Gjeci veçon specin e kuq për të parandaluar hemorragjinë cerebrale, e ndalet tek qepa, si një perime që vepron mirë tek mukoza e stomakut. Fiku e bananet për patologji të aparatit riprodhues tek meshkujt, si dhe shegët për vezoret. (Sot)
Qendra Alert/Alert.al
LINI NJË KOMENT