I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Said Duleviç ekspert teknologjie programues ka folur për teknologjinë AI (Inteligjenca Artificiale), qëllimin e përdorimit dhe se sa janë të rrezikuar konsumatorët nga dëmet që mund të shkaktojë teknologjia.
“Teknologjia AI ose Inteligjenca Artificiale është një programim, Kod që shkruhet e trajnohet dhe personi që e perdor këtë teknologji, herë pas here e përdor për qëllimi përfitimi nëse është biznes. Kjo pasi nëse biznesi kërkon të bëjë punë më shpejt, të kursejë kohë, të bëjë punë më produktive, të nxjerrë të dhëna më shpejt kur e bën në një “makineri” që t’i sjell në mënyrë të automatizuar është benefit shumë i madh nga ana e përfitimeve, por nuk dihet ende se cilat janë pasojat në një kohë të pacaktuar. Të gjitha informacionet që po ia japim kësaj teknologjie, të dhënat, po ia japim inteligjencës që nuk e dimë se ku po ruhet, se kush i kontrollon dhe nëse mund të përdoren këto të dhëna nesër. Ndaj edhe Bashkimi Europian ka ngritur pikëpyetje të mëdhaja sepse kanë dalë aq shumë teknologji të tilla, saqë është shumë e vështirë t’i kontrollojë se nga kush përdoren dhe me çfarë qëllimi”-deklaroi eksperti i teknologjisë Said Duleviç.
Qendra Alert/Alert.al
LINI NJË KOMENT