Menu

Forumi i Prespës, filantropi Lazim Destani ndjek punimet e Konferencës Ndërkombëtar: Sjell frymë reale për zhvillimin ekonomik të vendeve tona e rajonit

Ditën e sotme ka nisur punimet Konferenca Ndërkombëtare në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog në Ohër të Maqedonisë së Veriut, organizuar nga qeveria vendase. Konferenca, titullohet “Vendet e Ballkanit – Pjesa që mungon për të qenë Europa e plotë”,

Rreth 300 pjesëmarrës nga i gjithë rajoni dhe bashkësia ndërkombëtare, përfshirë kryeministra, presidentë, ministra dhe sekretarë të përgjithshëm, do të marrin pjesë në Konferencën e parë ndërkombëtare që po mbahet më 1 dhe 2 korrik në Ohër dhe Oteshevë.

Në këtë konferencë nuk kishte si të mungonte edhe filantropi dhe biznesmeni shqiptar nga Maqedonia e Veriut, zoti Lazim Destani i cili është edhe një nga zërat më të fortë të çështjeve shqiptare dhe anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, zoti Destani është shprehur se po e ndjek me interes shumë të veçantë këtë konferencë.

Statusi i tij:

Me interes të veçantë këto dy ditë po i ndjek punimet e Konferencës Ndërkombëtare në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog që mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, organizuar nga Qeveria e vendit. Në këtë Konferencë, të titulluar “Vendet e Ballkanit – Pjesa që mungon për të qenë Europa e plotë”, marrin pjesë udhëheqësit e vendeve të Ballkanit, zyrtarë, politikanë e diplomatë të lartë nga Bashkimi Europian e ShBA, ekspertë për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në. Pesha dhe përmasat e kësaj Konference, me mbi 300 pjesëmarrës, këtë ngjarje e bëjnë të jetë e para e këtij niveli, e mbajtur ndonjëherë në Maqedoninë e Veriut.
Nga disa panele të zhvilluara paralelisht, sot para dite e ndoqa seancën për Ekonomi dhe Biznes ku folësi kryesor ishte Zv.Ndihmës Sekretari Shtetëror i SHBA-ve për Europë, Mathew Palmer. Seanca përfundoi si shumë e suksesshme duke sjellë frymë dhe pritshmëri reale për zhvillimin ekonomik të vendeve tona e të rajonit në përgjithësi.
Është gjithashtu për ta veçuar dhe ndjekjen e seancës së pasditës, Hapja zyrtare e Konferencës “Rruga drejt Prespës”, ku folësi kryesor ishte Kryeministri Zoran Zaev. Në këtë panel, lidhur me tejkalimin e sfidave në rajonin tonë, pikëpamjet e tyre i shfaqën zyrtarë të lartë e diplomatë nga Bashkimi Europian dhe ShBA si, Philip Reeker, Johannes Hahn, Mathew Nimetz, Lordi Robertson, e të tjerë.

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed