Shkencëtarët kanë krijuar një “gjethe artificiale” për të luftuar ndryshimin e klimës duke shndërruar në mënyrë të lirë dioksidin e karbonit (CO2) në një lëndë djegëse alternative të dobishme. Shkenctarët u frymëzuan nga mënyra se si bimët përdorin energjinë nga rrezet e diellit për ta kthyer dioksidin e karbonit në ushqim.
“Ne e quajmë atë një gjethe artificiale sepse imiton gjethet e vërteta dhe procesin e fotosintezës”, tha Yimin Wu, një profesor inxhinierie në Universitetin e Waterloo që drejtoi kërkimin. “Një gjethe prodhon glukozë dhe oksigjen. Ne prodhojmë metanol dhe oksigjen. ”
Bërja e metanolit nga dioksidi i karbonit, kontribuuesi kryesor në ngrohjen globale, do të zvogëlonte emetimet e gazeve serë dhe do të siguronte një zëvendësim për lëndët djegëse fosile që i krijojnë ato.
Rezultati u publikua në revistën “Nature Energy” nga universiteti kanadez i Waterloo.
Qendra Alert/Alert.al
LEAVE A COMMENT