Menu

GJKKO lë në arrest shtëpie Rovena Vodën, ja përgjimet e reja që fundosën ish-zv.ministren

Gjykata e Posaçme le të pandryshuar masan e sigurisë “arrest shtepie” për ish-zv/ministren e Brendshme Rovena Voda. Voda ndodhet në masën e ‘arrestit të shtëpisë’ pasi akuzohet për veprën penale ‘ushtrim ndikimi të paligjshëm’ sepse dyshohet se ka marrë ryshfet për punësimin e dy zonjave në institucione publike.

Rovena Voda akuzohet nga SPAK se ka marrë përfitime nga Florida Beu dhe Majlinda Hasani kundrejt emërimeve të tyre në detyrë.

Ndërkohë GJKKO la gjithashtu të pandryshuar masën ‘arrest shtëpie’ edhe për Florida Beun si dhe Majlinda Hasanin.

 

Nga përgjimet e zbardhura dje, rezultoi se Voda kishte marrë në këmbim nga Beu, për punësimin e kësaj të fundit në institucion publik, një shumë prej 1 mijë eurosh, një telefon dhe një arkë me peshk.

 

Ndërkohë, të tjera përgjime të SPAk kanë dalë në dritë në lidhje me ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda, për të cilën GJKKO vendosi masën e sigurisë në mungesë ‘arrest me burg’, e akuzuar për korrupsion, pasi i ka marrë 2 mijë euro avokates Florida Beu, për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme.

Në një bisedë që Beu ka zhvilluar me nënë e saj, ku i thotë se Voda i kishte siguruar se mjaftonte të ‘fuste këmbën’ në Ministri, pasi më pas do të rritej në detyrë.

Përgjimi:

Florida: Me ato leket që do më sjelle Gerti do ti blej naj gjë asaj Rovenës, që të paktën ta ndjejë nje cike si detyrim ajo.

E ëma: Ishalla o zot i madh, dritë ja bëftë edhe asaj zoti.

Florida: I tha pa merak i tha se kjo do ta shpërblej, njeqind here i tha hajde të dalim për darkë, e andej e këndej, e kemi lënë të enjten.

E ëma: Po çfarë është kjo tani?

Florida: Zëvendësministre.

E ëma: Tani ca pike synimi ke ti që të fusi aty?

Florida: Në ministri.

E ëma: Po ça me u bë? Nuk mund të pyesja dot në telefon unë edhe kështu nuk u ulëm të bënim pak muhabet.

Florida: Mjafton të futem se ajo tha, i tha Majlinda unë dua nje vend të mirë për këtë ajo i tha unë direkt për shefe nuk e fus dot po do ta fus specialiste i tha

E ëma: Ty të pëlqen kjo? Florida: Po po mami se futesh në ministri është gjë e madhe të futesh në ministri dhe me Dap. me Dap është ajo që të regjistron, futesh me provim ti bën provimin pyetjet ti jep se do ti jap kafen unë, ajo Albana që mori ajo në telefon edhe po u fute aty pastaj se atë tha dhe ajo Rovena mjafton të fusi këmbët se pastaj pas një viti e rrisim në post po vetëm të futet.

Nga përgjimet rezultoi se Rovena Voda ka pranuar nga avokatja Florida Beu 2 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme, por që në fund procedura mbeti në mes. Marrja e eurove dhe të mira materiale janë filmuar, përgjuar dhe fotografuar nga SPAK, ndërsa ato janë marrë në momente të ndryshme dhe jo të gjitha njëherësh. Për ngjarjen Rovena Voda, Majlinda Hasani dhe Florida Beu janë në ‘arrest shtëpie’ pasi akuzohen për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në dosjen hetimore të SPAK, del edhe një bisedë që Beu ka zhvilluar me avokaten nga Durrësi, Majlinda Hasani, që ka qenë ndërmjetësja mes Beut dhe Vodës. Rezulton se Beu i ka dhuruar Vodës një telefon për festën e “Tetë Marsit”, ndërsa i ka kërkuar të vëllait që t’i japë edhe një arkë me peshk deti, për të cilët shprehet se kushtojnë jo pak, por 300 mijë lekë të vjetra.

Përgjimi:

Majlinda: Jo, jo do ja them unë, e di ajo po e thash unë ka vdek ajo punë, edhe po nuk i dhe ti, e di ajo ja jap nga xhepi im unë.

Florida: A janë për t’u dhënë, a do e bëjë ajo, ajo do e bëjë që do e bëjë

Majlinda: Prit njëherë, ta bëjë, nuk jepen të gjitha përnjëherë, telefonin për “Tetë Mars” ishte shumë tha ajo e dëgjove, e dëgjove edhe për peshkun që i thash unë peshk deti të shtrenjtë

Florida: E dëgjova, ai me të vret se një arkë që do i çojmë ne, do i them vëllait tja bëjë tamam, i shkon 300 mijë lekë pse ça kujton ti se është i lirë.

alert.al/

 

 

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed