Menu

Kancelarja Angela Merkel, konferencë sot me liderët e Ballkanit Perëndimor

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pritet që sot të zhvillojë konferencën e saj të fundit me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Takimi u paralajmërua ditën e djeshme nga vetë Merkel, e cila gjatë një konference tha se edhe pse takimi do të zhvillohet online, ajo është e gëzuar që do të vijojë bashkëpunimi me kryetarët e shteteve dhe qeverive nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Merkel kujtoi ditën e djeshme përgjegjësinë e BE-së dhe të Gjermanisë ndaj Ballkanit Perëndimor, duke thënë se vendet e BP janë pjesë e Europës.

“Ballkani Perëndimor është një pjesë e Evropës, ku nuk janë shëruar ende plagët e luftrave të viteve 90-të, e dhunës ndër grupet etnike. Por: Në Gjermani jetojnë edhe shumë shtetas, që i kanë rrënjët e tyre në vendet e Ballkanit Perëndimor, kujtoi kancelarja Angela Merkel.

“Për mua është mëse e qartë: Ne, shtetet anëtare të BE-së, jemi shumë të interesuara për një zhvillim paqësor dhe të mirë të Ballkanit Perëndimor. Dhe ne kemi një përgjegjësi që të angazhohemi faktikisht për këtë“, shtoi Merkel ditën e djeshme.

alert.al/

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed