Menu

KLSH për pandeminë: Politika të gabuara nga Ministria e Shëndetësisë

Departamenti i Auditimit të Performancës në Kontrollin e Lartë të Shtetit, ushtroi një auditim me temë “Efektiviteti i menaxhimit të situatës pandemike Covid-19” në subjektet Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe Institutin e Shëndetit Publik.

E në këtë auditim, KLSH arrin në përfundimin se pandemia e COVID-19 në Shqipëri mund të ishte menaxhuar shumë më mirë.

“Kapacitete spitalore rajonale të pamjaftueshme për trajtimin e rasteve me COVID-19, funksionimin jo-efecient të qendrave shëndetësore të njësive të vendore të kujdesit shëndetësor, kapacitete profesionale të specialistëve të sëmundjeve infektive në kujdesin shëndetësor parësor shumë të kufizuar, fonde financiare të pamjaftueshme, mangësi në stokun e materialeve të mbrojtjes personale, pamjaftueshmëri në trajnimet e stafit mjekësor, pasiguri në vendin e punës.”- janë problematikat e evidentuara në auditim.

Për përmirësimin e gjendjes, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rekomanduar disa ndryshime apo përmirësime në legjislacionin në fuqi dhe 16 masa organizative. Mes tyre rekomandohet që “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të marrë masa për të rishikuar akreditimet e laboratorëve jopublikë për Covid-19”.

Të tjera rekomandime janë për ngritjen e një komiteti ekspertësh për hartimin e politikave makroekonomike, projeksioneve afatshkurtra dhe afatmesme në lidhje me treguesit kryesorë makroekonomik, apo marrjen e masave nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për miratimin e një Strategjie gjithëpërfshirëse të rekuperimit të ekonomisë.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed