Menu

Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve

Sapo është konfirmuar rasti i parë me grip shpendësh në Shkodër. Në fshatin Barbullush menjëherë pas kryerjes dhe verifikimit të analizave shërbimi veterinar ka bërë asgjësimin dhe groposjen e 130 krerëve si dhe dezinfektimin e fermës. Çdo fermer i cili shet shpendë duhet të jetë i pajisur me 2 çertifikata, të vaksinimit dhe atë të sigurisë, me qëllim parandalimin e rasteve të tjera. Importet e shpendëve dhe mishit të tyre vijojnë të jenë të ndaluara edhe me Greqinë e Kosovën. Sipas autoriteteve të veterinarisë rreziku i përhapjes epidemike të këtij virusi është vetëm te shpendët, ndërsa njeriu rrezikohet vetëm përmes kontaktit fizik dhe konsumit të ushqimeve të pa gatuara mirë.

Sipas Mark Preçit, Krye/ Veteriner në Shërbimet Veterinare të Qarkut Shkodër ‘është një sëmundje që ka një transmetueshmëri të lartë, sidomos ndër shpendë’ dhe ‘menjëherë pas konstantimit të këtij rasti, por edhe më parë, Shërbimet Veterinare të Qarkut Shkodër kanë marrë të gjitha masat dhe deri tani nuk ka asnjë rast tjetër të dyshuar’.

Më herët dhe Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së Silva Bino është shprehur që se rreziku për të kaluar tek njerëzit është i ulët.

“Ky lloj virusi H5N8 përbën një rrezik të ulët për shëndetin publik, pra përbën rrezik të ulët për njerëzit.

H5N8 nuk shkakton forma të rënda, nuk është si H5N1, apo llojet e tjera të gripit të shpendëve, që transmetohet te njerëzit, pra risku mbetet i ulët dhe nuk ka raste të transmetimit nga njeriu te njeriu” ka thënë ajo.

 

Qendra Alert

alert.al/

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed