Vendimi i Kuvendit për shkarkimin e Presientit të Republikës Ilir Meta është depozituar zyrtarisht në Gjykatën Kushtetutese.
Kuvendi kishte pesë ditë kohë, nga momenti i marrjes së vendimit për shkarkimin e kreut të shteit, ta depozitonte atë në organin më të lartë të drejtësisë. Presidenti Ilir Meta u shkarkua më datë 9 Qershor me votën e 104 deputetëve, pasi u argumentua se kishte kryer shkjelje të rënda kushtetutese.
Por tashmë është në dorën e Gjykatës Kushtetutese të vendosë përfundimisht nëse Ilir Meta do të largohet nga zyra e tij presidenciale, ose jo.
Ligji organik i Gjylatës Kushtetutese parashikon se vendimi i Kuvendit duhet të përmbajë përshkrim të argumentuar të shkeljes së rëndë të Kushtetutës ose të krimit të rëndë, si dhe të shoqërohet me provat përkatëse. Nga ana e saj, gjykatësit e Kushtetueses kanë detyrimin që vendimin dhe provat t’ia vërn në dispozicion Presidenti të Republikës, i cili ka të drejtën të përcjellë argumentat që ai i çmon të nevojshme. Ligji saktëson se me shumicën e anëtarëve të saj, Gjykata vendos kalimin e çështjes në seancë publike, ku ftohet të marrë pjesë Presidenti, i cili mund të përfaqësohet nga një avokat. Mungesa e kreut të shtetit apo avokatit të tij pa arsye, thotë ligji, nuk përbën pengesë për zhvillimin e gjykimit.
Pasi shqyrton çështjen dhe arrin përfundimin se Presidenti ka shkelur kushtetutën, gjyqtarët kushtetues deklarojnë shkarkimin e tij nga detyra. Ky vendim hyn në fuqi ditën e shpalljes.
Nga ana tjetër, Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin e Kuvendit, nëse nuk arrin në përfundimin se ai ka shkelur aktin themeltar të shtetit.
Po sa afat ka Kushtetuesja për të shqyrtuar këtë vendim të Kuvendit? Neni 47 i ligjit parashikon afatet për shqyrtimin e çështjes. Referuar këtij shqyrtimi i çështjeve nga kolegjet ose Mbledhja e Gjyqtarëve përfundon brenda tre muajve nga paraqitja e kërkesës. Në momentin që çështja shqyrtohet në seancë plenare Kushtetuesja e shpall të arsyetuar vendimin përfundimtar jo më vonë se 30 ditë nga përfundimi i seancës.
alert.al/
LINI NJË KOMENT