Menu

“Largohuni nga plazhet ku jeni pa leje”, Rama: Policia do t’ju sekuestrojë çadra dhe shezlonë!

Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje të gjithë bizneseve që operojnë në vijën bregdetare të lirojnë metrat e plazhit që kanë zënë pa leje. Rama tha se Policia do të konfiskojë të gjithë bazën materiale të subjekteve që operojnë në mënyrë të paligjshme, përfshirë çadra dhe shezlonë.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Dua t’ju bëj thirrje subjekteve që nuk janë në rregull me dokumentacionin, të largohen nga sipërfaqet që nuk ju takojnë me ligj dhe rregull. Policia e Shtetit do të jetë e pranishme në të gjithë vijën bregdetare dhe do të konfiskojë çadra e shezlonë që nuki përputhen me bazën dokumentare të subjektit. Plazhet janë të popullit dhe qytetarëve dhe subjektet i kanë të tyre atje ku përgjegjësia njihet ligjërisht. Është e qartë financiarisht se kjo skemë e re e administrimit të plazheve ka krijuar më shumë të ardhura për sektorin publik, krahas bashkitë, dhe më shumë hapësira për qytetarët që nuk dëshirojnë të jenë pjesë e hapësirave ku plazhi administrohet nga privati. Përveç disa rasteve që janë bërë publike, baza është pozitive. Në ditët në vijim, kjo bazë pozitive duhet të konsolidohet që korriku dhe gushti të jenë të garantuar në këtë aspekt. Dua të përsëris, subjektet që nuk janë aty ku janë vendosur me teorinë e faktit të kryer duhet të largohen vetë dhe të mos humbasin bazën materiale që kanë siguruar pasi do t’ju merret dhe nuk do t’ju jepet mbrapsht.

alert.al/

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed