Bar njëmijëfletëshi është një bimë medicinale me famë.
Emri botanik i saj është Achillea millefolium ose Mijëfletëshi i Akilit, luftëtarit të pamposhtur dhe guximtar të mitologjisë së vjetër Greke.
Legjendat thonë që Akili e leu trupin e tij me një lëng të prodhuar nga bari i njëmijëfletësisht dhe përfitoi një mburojë natyrale kundër sulmeve të armiqve. Ai ishte i pamposhtur përveç se në thembër.
Grumbulluesit e bimëve medicinale në Shqipëri e mbledhin këtë bimë kryesisht për eksport, por edhe për kërkesën e tregut vendas. Në Shqipëri njihet me emra Bar mijëfletësh, bar i pezmit, mijëgjethësja, bar noxël (Kruje), ermenë (Libohovë), bishtamith (Orosh).
Mijëfletëshi rritet në gjendje të egër në zonat e ahut, e kullotave alpine, në livadhe me bar e vende të thata dhe është e përhapur në gjithë zonat e Pukës, Dibrës, si edhe në Malësitë Veriore. Kaq i kërkuar është kjo bimë medicinale sa ka patur edhe tentativa për ta mbjellë dhe kultivuar për të përballuar kërkesën e madhe nga tregjet e huaja.
Lulet dhe gjethet e mijëfletëshit mund të konsumohen ose pihen si çaj. Gjethet e freskëta përdoren për të ndaluar gjakderdhjen nga plagët, trajtuar problemet gastrointestinale, ulur temperaturën dhe përmirësuar qarkullimin e gjakut.
Gjethet e freskëta të kësaj bime mjekësore mund të përtypen si një kurë natyrale kundër dhimbjes së dhëmbit. Shkencëtarët janë të mendimit që kjo bimë mjekësore i bën mirë të gjithë organizmit. Shumë studime të tjera thonë që mijëfletshi përmirëson qarkullimin e gjakut në organet riprodhuese dhe spazmat.
Vlerat e mijëfletëshit
Lufton bakteret. Mijëfletëshi përmirëson tretjen, parandalon formimin e gurëve të tëmthit dhe arrin të inkurajojë nxjerrjen e infeksioneve nga këto organe nëpërmjet rritjes së frekuencës së urinimit. (Gazeta Sot)
Qendra Alert/Alert.al
LINI NJË KOMENT