Menu

Masakra e Velipojës/ Rama: S’e di si Policia mund të gjendet pas mesnate, ku bëjnë sherr dy komshinj?

Kryeministri Edi Rama përsëriti krahasimin e ministrit Bledi Çuçi, se “policia nuk mund të jetë në mesnate te sherri i dy komshinjve”. Rama tha se Policia e Shtetit nuk dënon, por vetëm reagon dhe ndalon. Kryeministri tha se mediat duhet të bëjnë demaskimin e gjykatësve që nuk zbatojnë detyrë

ama u shpreh se puna e policisë nuk hidhet poshtë se ndodhën disa ngjarje tragjike, por theksoi se duhet të nxirren mësime. “Çfarë mund të bëjë policia mes dy fqinjëve që në mes të natës futen në sherr dhe sherri përfundon në fatalitet? Në cilin vend të botës kjo gjë mund të evitohet”, tha kreu i qeverise.

“Nuk e di si të shpjegoj që rastet konkrete shikohen në kontekst. Nëse ne do të niseshim, jo këtu në Shqipëri, por nëse shtetet do të niseshin nga rastet për të hequr njerëz nuk do ngelej njeri që të merrte një detyre. Në rastin konkret policia e shtetit nuk është në asnjë situatë problematike. Është vetëm në një proces rritje dhe fuqizimi të mëtejshëm. Pra nuk ka asnjë problematikë më të madhe seç kishte para këtyre ngjarjeve kur gjerat dukeshin normale.

Nëse i referohemi disa ngjarjeve që kanë të bëjnë me ngrënien e kokave mes krimineleve me njëri tjetrin edhe aty duhet të shikojmë reagimin e policisë, kapacitetin e zbardhjes dhe ndalimit të autorëve.

Nuk ka një krizë në policinë e shtetit, për mua. Bazuar në fakt, kontekst dhe trende. Kështu që puna e policisë nuk hidhet poshtë se ndodhën disa ngjarje tragjike, ku mësime për tu nxjerrë ka, por kontekstet janë pa lidhje.

Çfarë mund të bëjë policia mes dy fqinjëve që në mes të natës futen në sherr dhe sherri përfundon në fatalitet? Në cilin vend të botës kjo gjë mund të evitohet.

Nëse vijmë tek armëmbajtja pa leje, ne kemi një legjislacion nga më të rëndat. Nga pikëpamja e dënueshmerisë ne kemi problem”, tha Rama.

“Përtej dy ngjarjeve, 3 apo 4, që të mos i kufizoj ka gjëra që patjetër duhen kuptuar dhe shfrytëzuar, por një gjë nuk ndryshon, Policia e Shtetit nuk dënon, por reagon dhe ndalon, çon përpara gjykatës persona që shkelin ligjin. Në rast se fjala vjen mund të konsiderohet arsye e një tragjedie fakti që personat e përfshirë kanë armë pa leje dhe armëmbajtja pa leje këtu te ne dënohet rëndë, nuk është policia ajo që çon në burg ata që çon para gjykatës dhe gjykata nuk i dënon as në minimum. Çfarë duhet të bëni ju? Së pari, duhet të bëni demaskimin e gjykatësve se janë fakte skandaloze që ndodhin. Na pëlqen, nuk na pëlqen ne, nuk ka një instrument qeveria që ti bëjë zap. Edhe shumë mirë që nuk e ka. Duhet që të gjithë të bëjnë pjesën e tyre”, deklaroi Rama.

Kryeministri Edi Rama sqaroi edhe propozimin e ri për një ristrukturim të Policisë së Shtetit. Rama foli për një moshë të re të efektivëve, fuqizim përmes teknologjisë dhe performancë. Rama tha se duhet të funksionojë çdo hallkë e shtetit që qytetarët të jenë të kënaqur.

“Në sensin e ristrukturimit të vazhdueshëm, për arritjen e moshës, integritetin dhe performancën e secilit dhe fuqizimin e Policisë së Shtetit me teknologji që shumëçka në aspektin e kontrollit të territorit të bëhet më mirë. Kjo është rruga, s’ka rrugë tjetër. Kur flasim për shtetin, shteti është qeveri, polici, prokurori e gjykatë. S’është punë faji kjo. Shkelja e ligjit është përgjegjësi personale, jo kolektive. Nëse njëra nga hallkat nuk funksionon, kjo gjë më pas ka vështirësi. Mjafton të shihni trendin, shumë njerëz me emocionin e ngjarjeve tragjike, s’duan të shohin shifra dhe fakte, por shifrat dhe faktet orientojnë punën tonë”, tha Rama.

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed