Menu

Microsoft ndalon shitjet e reja në Rusi për shkak të luftës

Kompania Microsoft ka njoftuar se do të pezullojë të gjitha shitjet e reja të produkteve dhe shërbimeve në Rusi.

Vendimi i Microsoft vjen pas zhvillimeve të fundit që po ndodhin në Ukrainë për shkak të sulmeve nga Rusia.

“Ashtu si pjesa tjetër e botës, ne jemi të tmerruar, të zemëruar e të pikëlluar nga imazhet dhe lajmet që vijnë nga lufta në Ukrainë dhe dënojmë këtë pushtim të pajustifikuar, të paprovokuar dhe të paligjshëm nga Rusia”, thuhet në njoftimin e web-faqes së tyre.

“Ne po njoftojmë sot se do të pezullojmë të gjitha shitjet e reja të produkteve dhe shërbimeve të Microsoft në Rusi”.

Mes tjerash, kompania deklaroi se po koordinohet si dhe po punon në hap me qeveritë e Shteteve të Bashkuar, Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe po ndalon shumë aspekte të biznesit në Rusi në përputhje me vendimet e sanksioneve qeveritare.

“Ne besojmë se jemi më efektivë për të ndihmuar Ukrainën kur marrim hapa konkretë në koordinim me vendimet që merren nga këto qeveri dhe do të ndërmarrim hapa shtesë ndërsa kjo situatë vazhdon të evoluojë”, thuhet në komunikatën e kompanisë.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed