Ka nisur ditën e sotme aksioni i paralajmëruar për shembjen e një hoteli në gjirin e Manastirit në Sarandë.
Në terren për të shembur këtë ndërtesë ndodhet IVMT i Bashkisë Sarandë së bashku me FNSH.
Hoteli që ndodhet në këtë plazh do të shembet, pasi qeveria ka vendosur për ta dhënë si “investrim strategjik” për ndërtim te kompania Albstar.
Në prjektin e publikuar nga kjo kompani shihet që në Gjirin e Manastrit do të ndërtohen vila super luksoze, ku më pas do jetë i paaksesueshëm nga qytetarët e thjeshtë.
Prej ditësh komuniteti në Sarandë zjen për prishjen e një godine hotel në Gjirin e Manastirit, ku poseduesit aktual Stavri dhe Anila Ballkoni pretendojnë se kanë 20 vjet që shfrytëzojnë pronën dhe akuzojnë për interesa mafioze për marrjen e pronës së tyre.
Por, ndryshe nga sa pretendojnë dy poseduesit, pronari i truallit me letra është Fredi Kasemi, që në fakt, është vëllai i Anila Ballkonit.
Kasemi, i cili ka dalë në media dhe me dokumente, ka lajmëruar të motrën ti lirojë pronën që e ka marrë në shfrytëzim për 18 vjet sepse kërkon ta zhvillojë atë.
Rezulton sipas dokumenteve, se Fredi Kasemi, ka lidhur marrëveshje me kompaninë e ndërtimit Albstar. Eshtë kompania që ka ndërtuar edhe Arenën Kombëtare në mes të Tiranës dhe pretendon zhvillimin e zonës me kompleks vilash luksoze.
Kasemi, si pronar i truallit, pretendon se planet dhe projektet i ka diskutuar edhe me të motrën që do të jetë pjestare te investimi i ri, por siç vërehet ditët e fundit, palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët.
Ndërkohë kompania Albstar, në marrëveshje me pronarin, ka miratuar në Këshillin e Rregullimit të Territorit kompleksin e ri turistik, i cili pret të fillojë nga puna, pasi të lirohet objekti ekzistues.
Katër ditë më parë, dy poseduesit e hotelit në Gjirin e Manastirit deklaruan se kanë marrë njoftimin për prishje nga Inspektoriati I Rregullimit të Territorit, në kuadër të projektit “Bregdeti ynë” që ka nisur nga qeveria shqiptare për prishjen e objekteve pa leje.
Dhe në krah të kompanisë, por edhe zhvillimit të zonës, ka dalë edhe pronari Fredi Kasemi, që deklaron se Plazhi I Gjirit të Manastirit do të jetë model për zhvillimin e turizmit të zones.
Projekti i ndertimeve qe do te kryeje investitori ne Gjirin e Manastirit
/Sarandanews/
LINI NJË KOMENT