Shërbimin Civil (Administratën jopolitike, pra jashtë Kabinetit) në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do t’a drejtojë Lavdrim Sahitaj.
Duket se Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj, postin më të lartë të administratës në këtë institucion, ia ka besuar njërit prej njerëzve që ka bashkëpunuar për disa vite me të, duke e pasur vartës në detyra të rëndësishme, në institucione varësie të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.
Dhe, siç ndodh zakonisht kur ka ndryshime titullarësh, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, pak kohë pas largimit të Frida Kricës, ka lënë detyrën në të cilën ishte i komanduar. Në vend të tij është emëruar Lavdrim Sahitaj, i cili nga maji 2022 deri, tani mbante deryrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Tatimit të Pronës, në MFE.
Sahihaj, më herët ka mbajtur dhe detyrën e Kryeinspektorit të Inspektoriatit Shtetëror të Tregjeve, 2019-2022 ndërsa në 2016 është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Thesarit pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Në vitet 2014-2016 drejtonte Degën e Thesarit, Tiranë.
Nga viti 2004 deri në 2006, Lavdrim Sahitaj ka qenë Koordinator i Programit MIS (Sistemi i Informimit të Menaxhimit) në Drejtorinë e Përgjithshme të Ujrave Tiranë, ndërsa më pas, deri ne 2009, Koordinator i Projektit SWEB pranë Bashkisë Tiranë.
Sahitaj është i Diplomuar për Ekonomi në Universitetin Bujqësor të Tiranës Master Shencor në “Administrim Publik pranë Fakultetit të Ekonomisë në Universitetine Tiranës dhe atë të Nebraskës, SHBA.
Ndërsa titullin më të lartë e ka atë PhD në Menaxhim të Burimeve Njerëzore.
Sahitaj është autor i disa publikimeve ndërkombëtare.
LINI NJË KOMENT