Menu

OBSH: Dozë të reduktuar vaksine për fëmijët e mitur

Organizata Botërore e Shëndetësisë  (OBSH) ka rekomanduar përdorimin e një doze të reduktuar të vaksinës Pfizer kundër coronavirusit tek fëmijët e moshës 5-11 vjeç.

Ky rekomandim vjen pas një takimi të Grupit Strategjik të Ekspertëve për Imunizimin për vlerësimin e vaksinave. Deri tani, vaksina e Pfizer është e lejuar për fëmijët mbi 12 vjeç.

Sipas këtij rekomandimi, doza për popullatën e mitur duhet të jetë 10 mikrogramë nga 30 nga ata mbi 12 vjeç. Aktualisht vaksina e Pfizer dhe BioNTech është e autorizuar për përdorim për grupmoshat e reja në vende të ndryshme si SHBA, Kanada, Izrael dhe Bashkimin Europian.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed